PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Supervizore shitjesh në dyqan



ep & partners consultancy sh.p.k
27.02.2015, 22:04
eppc kërkon një Supervizore shitjesh në dyqan për klientin e saj, një nga dyqanet më prestigjoze të modës në Tiranë, i cili operon ekskluzivisht me disa prej firmave dhe brande-ve më të njohura botërore të veshjeve dhe aksesorëve.

Përgjegjësitë Kryesore:

• Ofrimi i një shërbimi cilësor, profesional dhe të kënaqshëm klientëve si dhe ndjekja e porosive;
• Sigurimi i standarteve të cilësisë, paraqitjes dhe vendosjes së mallit në dyqan;
• Supervizimi dhe motivimi i stafit si dhe ndjekja me rigorozitet e disiplinës në punë;
• Organizimi i promocioneve në nivel dyqani;
• Kryerja e furnizimeve dhe hedhja e tyre në sistem;
• Menaxhimi i nivelit të stokut dhe kontrollit të tij;
• Inventarizim periodik i mallit në dyqan.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare e preferueshme në Shkencat Ekonomike;
• Përvojë e mëparshme në fushën e shitjeve jo më pak se 2 vjet (Eksperienca në Retail është avantazh);
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shitjeje;
• Të jetë e motivuar, e besueshme dhe me dëshirë për të punuar;
• Etikë e lartë profesionale orientim drejt shërbimit ndaj klientit;
• Të zotërojë mirë gjuhët Angleze dhe Italiane;
• Përdorim shumë i mirë i paketës Microsoft Office (Word + Excel) si dhe njohje të programit Alpha;
• Njohëse shumë e mirë e rrjeteve sociale (Facebook, Instagram, Twitter etj).

Të dhënat:

Pozicioni: Supervizore shitjesh në dyqan;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 40 orë në javë;
Raporton tek: Administratorja e dyqanit;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: Shumë e mirë (fikse + përqindje);
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 27.02.2015.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.