PDA

View Full Version : Elbasan, ofroj vend pune Koordinatore/Asistente Administrative



Albchrome SH.P.K.
17.02.2015, 17:06
Kompania AlbChrome kërkon të punësojë një Asistente Administrative I/E cila do të punojë me orar të plotë pranë Uzinës së Ferrokromit (UFK) Elbasan

Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive
Punonjësja/i është përgjegjës/e për cështjet administrative ne mbarevajtjen e procesve te punes te Administrates dhe Uzines duke administruar Protokollin dhe Arkiven, vepruar si coordinator/e mes Uzines se Fe-Cr Elbasan dhe Zyrave Qendrore Tirane dhe raportuar mbi gjendjen dhe sisitemin e pajisjeve dhe aparaturave.

Ndër të tjera ajo/ai kryen:

Detyrat dhe Përgjegjësitë

Asistentja/i Administrative punon nën supervizimin e Administratorit Lokal dhe kryen këto detyra:

• Koordinon dhe asiston Krye Inxhinierin dhe Administratorin Lokal ne proceset e perditshme te punes;
• Pergatit process-verbale sipas rastit;
• Vepron si sekretare dhe mban minutat e takimeve ne mbledhjet e Menaxhimit;
• Luan rolin e recepsionistes duke qene përgjegjëse për komunikimin në kontaktin kryesor telefonik te Njesise si dhe duke shoqeruar vizitoret sipas objektit te vizites;
• Asiston departamentet e Blerjeve dhe Logjistikes duke ndihmuar me plotesim dokumentacioni, ndjekje dhe raportim te statusit te kerkesave, per permbushjen e tyre ne kohe;
• Perpilon raporte te natyrave te ndryshme sipas objektit;
• Luan rolin e sekretares së Administratorit të Përgithshëm duke lënë takime, mbajtur axhendën dhe kryer detyra të tjera administrative;
• Suport për stafin në aspektin e asistences teknike dhe materiale;
• Ko-ordinon me të gjithë Departamentet e zyrave qendrore Tirane në lidhje me cështje administrative;
• Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Administratori Lokal apo/dhe Kryeinxhinieri.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara

Edukimi: Preferohet Diplomë Universitare në një nga këto studime akademike: “Finance/Kontabilitet, “Administrim Biznes”, “Gjuhë të Huaja, Anglisht”, “Inxhinieri”
Eksperience Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 2 vjet;
Aftësi:
• Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
• Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
• Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
• Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
• Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
• Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
• Ndjenjë Përgjegjësie;
• Njohuri shumë të mira kompiuterike, sidomos paketat MS Projects dhe MS Office;
• Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;

Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura deri me date 25 Shkurt 2015:
• CV të Detajuar;
• Letër Interesi,
tek zyrat qëndrore të Albchrome nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim
1. Me e-mail: hr@albchrome.al
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme
Albchrome Sh.P.K Rr. Budi, Classic Construcion kati II, Tiranë, Shqipëri