PDA

View Full Version : Shkoder, njoftim Kerkohet nenkontraktor per hapje pusesh uji te pishem



HR Islamic Relief Worldwide
09.07.2015, 12:08
Fondacioni “Islamic Relief Worldwide” e ka zanafillën në Shqipëri ne vitin 1991. Islamic Relief- Albania office është rregjistruar si një organizatë ndërkombëtare në Shqipëri me vendim gjykate nr. 44 me 14 Korrik 1994. Aktualisht Fondacioni operon në rrethet Shkodër e Tiranë dhe ne qytetin e Pogradecit dhe atë të Lushnjes me projekte te ndryshme zhvillimore në sektorët e edukimit, infrastrukturës, rritjes së kapaciteteve, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut, shëndetësisë dhe në projekte sezonale si Kurbani dhe Ramazani.


Ftesë për Ofertë

Tirana më 09.07.2015


Fondacioni Islamic Relief- Albania Office ka hapur ftesën për ofertë me objekt:

Marrje nenkontraktor per hapjen e nje pusi uji te pishem:

Nje puse ne fshatin Belaj, Shkoder.

Thellesia e pusit parashikohet rreth 100 metra, me diameter 350 mml. Vendosja e tubave do te jete metalike cingato, 160 ml.

Kerkohet cmimi per meter thellesi.

Shenim: Vlera e projektit do t'ju komunikohet bizneseve/personave te interesuar ne momentin e dorezimit te ofertes.

Oferta juaj duhet të jetë në një zarf të mbyllur dhe të vulosur dhe duhet dërguar në adresën:

Adresa: Laprake, rruga e Durrësit, Blloku Gintash, pall E, kati i II, ap 8, Tirana ose mund ta dergoni ne posten elektronike: info@islamicrelief.al

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është më datën 15.07.2015.

Për çdo pyetje ju lutem mos hezitoni t’i adresoni në: info@islamicrelief.al ose te kontaktoni ne:

Tel. : +355 42413990,

Cel. : +355 676007676