PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketingu Online



"Tring TV" sha
05.11.2015, 09:40
Titulli: Specialist Marketingu Online
Departamenti: Marketing
Raporton: Drejtuesit të Departamentit Marketing

Përshkrim përmbledhës i punës
Krijon përmbajtje të pasur dhe domethënëse për tu publikuar në faqet online. Duhet të tërheqë dhe të angazhohet me komunitetet virtual të targetuara dhe ndjekësit online.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE

· Ndërton dhe implementon strategjinë për Rrjetet Sociale
· Krijon, përpunon dhe publikon përmbajtje të pasur në mënyrë të
përditshme (tekste, imazhe, video ose HTML) që krijojnë një lidhje
kuptimplotë mebiznesin dhe nxit ndjekësit të jenë aktive.
· Krijon dhe optimizon faqet e kompanisë për të rritur shikueshmërinë e
publikimeve online të kompanisë.
· Përmirëson vazhdimisht Marketingun online duke grumbulluar dhe analizuar
të dhënat e duhura për Rrjetet Sociale, duke vepruar në bazë të
informacionit.
· Bashkëpunon me departamentet e tjera për të menaxhuar reputacionin,
identifikuar pikat kryesore për fokus dhe për të koordinuar veprimet.


Kualifikime te nevojshme
· Duhet të ketë njohje shumë të mirë të Rrjeteve Sociale si Facebook,
LinkedIN,Youtube, Piterest, Instagram, Twitter etc..
· Të ketë përfunduar arsimin e Lartë, preferohet në Menaxhim ose Gazetari.
· Aftësi shumë të mira komunikuese, vetë-besim dhe rezultat i orientuar.
· Aftësi të shkëlqyera analitike.
· Aftësi për të punuar nën presion.
· Gjendje dhe të gatshëm për të punuar në ekip.
· Disponueshmëria për të punuar jashtë orarit kur është e nevojshme.

Të gjitha CV-tuaja mund t’i dërgoni në adresën hr@tring.tv (hr@tring.tv) brenda datës 16/11/2015.