PDA

View Full Version : Tirane, Seminar "SI TE GJEJME PUNE" ne ndihme te brezave te rinj



Elephant Traning
08.02.2015, 17:40
Kam mbaruar masterin por nuk po gjej dot pune.
Kam bere qindra aplikime por asnje pergjigje dhe asnje telefonate.
Sapo kam mbaruar shkollen dhe me kerkojne vite eksperience.
Jam lodhur per te arritur dy mastera dhe me ofrojne vetem nje rroge minimale.

Si keto jane edhe shume ceshtje te tjera me te cilat perballohemi kur vihemi te kerkojme pune. Cdo rruge duket e veshtire dhe per ato pak zgjidhje qe gjenden nuk ja vlen barra qerane!!!

Por le ti leme menjane kompanite dhe te hetojme pak mbi veten tone...

Sa eficente ka qene menyra jone e kerkimit te nje pozicioni dhe sa efikas ka qene kerkesa jone e bere per pozicionin e deshiruar?
Sa kemi arritur te shprehim dhe te komunikojme aftesite tona?
Si ka qene reagimi jone ndaj pyetjeve te intervistuesit?
Sa siguri i kemi dhene intervistuesit per sigurine tone mbi aftesite e shkruara ne CV?

Pikerisht per t`ju pergjigjur ketyre pyetjeve duke ndihmuar personat e shumte qe pas mbarimit te shkolles perplasen me tregun e sotem te punes, kemi vendosur qe te organizojme nje seminar ne te cilin do te shpjegohet se si te veprojme ne menyre sa me eficente nga momenti kur na lind idea ose nevoja per te kerkuar pune dhe deri tek perfundimi i intervistes.

Seminari do te mbahet nga nje ekspert i komunikimit dhe i teknikave te shitjes i cili fale pervojes 10-vjecare ne Itali ne fushen e trajnimit mbi teknikat e komunikimit dhe shitjes do tju jape disa nocione qe do t`ju ndihmojne te shfrytezoni ne menyre te favorshme kohen dhe strumentat e kerkimit te punes.

Te kerkosh pune eshte nje pune prandaj duhet te dish ta besh ate.

Seminari do te kete nje kosto simbolike prej 300 lekesh te reja thjesht per te mbuluar kostot e salles dhe te printimeve.
Kohezgjatja do te jete 150-180 minuta.
(Misioni i ketij seminari eshte informimi dhe integrimi i brezave te rinj ne tregun e punes keshtuqe asnje kosto shtese nuk do te paraqitet gjate zhvillimit te tij).

Ai do te mbahet prane qendres ILearn ne rrugen Reshit Petrela, kompleksi Usluga, te dielen date 15 shkurt. Orari do te caktohet ne baze te numrit te pjesmarresve


Te interesuarit te dergojne nje e-mail per regjistrim ne hygenia.company@gmail.com

Nga kjo adrese do te informoheni per oren kur do te mbahet trajnimi.