PDA

View Full Version : Prishtine, ofroj vend pune Administrator



AGNA GROUP
03.02.2015, 09:22
Kompania Shkabaj ka si aktivitet kryesor administrimin e pasurive te luajtshme dhe te paluajtshme, import- eksportin si dhe trajtimin e kulturave te ndryshme bujqesore. Aktiviteti i saj tregetar shtrihet ne gjithe territorin e Kosoves

Kompania Shkabaj njofton poziten e lire te Administratorit te kompanise.

Kualifikimet e kandidateve për këtë vend pune:
1. Te kene perfunduar arsimin e larte. Preferohen kandidatet qe jane diplomuar ne shkencat ekonomike dhe juridike.
2. Te kene jo me pak se 5 vjet pune ne drejtim. Puna ne pozicione te ngjashme perben avantazh.
3. Te njohin mire gjuhen angleze.
4. Te kene lejen e drejtimit te automjetit.
5. Te kene njohuri shume te mira te paketes baze te Windows – it.

Aftësi personale:
1. Te kene aftesi drejtuese dhe organizative shume te mira
2. Te kene aftesi shume te mira negociuese
3. Te kene aftesi shume te mira komunikuese
4. Te jene te afte te zgjidhin konflikte
5. Te njohin mire legjislacionin ne fuqi te Republikes se Kosoves

Detyrat themelore:
1. Drejton, programon dhe zbaton politikat, aktivitetet dhe objektivat e kompanise, duke siguruar veprimtari te vazhdueshme dhe rritje te produktivitetit
2. Harton dhe zbaton procedurat per cdo veprimtari te kompanise me synim arritjen e objektivave te vendosura nga Bordi Drejtues.
3. Koordinon aktivitetet financiare dhe buxhetore te kompanise per financimin e veprimtarise, rritjen e investimeve dhe rritjen e rendimentit.
4. Shfrytezon asetet e kompanise, (vecanerisht token), sipas nje plan -biznesi te hartuar prej tij, per te arritur rentabilitetin e kompanise.
5. Eshte i gatshem te kryeje cdo detyre tjeter qe i kerkohet nga Bordi Drejtues.
Paga: Pakete e plote dhe e kenaqshme financiare

Te interesuarit duhet qe deri diten e, date 10 Shkurt 2015, te paraqesin ne adresat e e-mailit: shajro@agnagroup.com dhe bpepi@agnagroup.com, dokumentacionin e meposhtem:

1. Curriculum Vitae te shoqeruar me nje fotografi te koheve te fundit.
2. Kopje te diplomes dhe listes se notave.
3. Diploma apo certifikata per studimet pasuniversitare.
4. Leter Motivimi per pozicionin e lire te punes, duke perfshire edhe arsyet e aplikimit.
5. Leter reference nga punedhenesit e meparshem (nese ka).