PDA

View Full Version : ofroj vend pune Specialist i sherbimit te klientit ne Degen Fushe Kruje



Union Bank
30.01.2015, 17:11
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.


Sot Union Bank ka rreth 320 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.


Menaxhimi ka identifikuar nevojen per punesimin e nje punonjesi ne pozicionin e Specialist te Sherbimit te Klientit ne Degen Fushe Kruje, ndaj ftohen te aplikojne kandidate te pershtatshem per kete pozicion.




Specialist i Sherbimit te Klientit




Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:



Informon dhe shet me profesionalizem klientet e bankes ne lidhje me gamen e produkteve dhe sherbimeve te ofruara nga Banka.
Ekzekuton ne sistem transaksionet e klienteve duke i kushtuar kujdes aplikimit te rregulloreve operacionale te bankes dhe kerkesave rregullatore ne fuqi, si:



Kryen hapjen e depozitave me afat sipas kerkesave te klienteve;
Pajis klientet me informacion mbi gjendjen e llogarive ne banke, sipas kushteve paraprake te rena dakort;
Ekzekuton transferta brenda bankes, brenda vendit dhe jashte vendit;
Ekzekuton veprimet e kembimeve valutore nepermjet llogarive bankare;
Ekzekuton veprimet e pagesave te faturave apo shlyejes se detyrimeve ndaj te treteve si Tatim-Taksa, Dogana, KESH, AMC Vodafone etj.;
Ekzekuton veprimet me çeqet personale, çeqet bankare;
Ekzekuton veprimet e nevojshme ne lidhje me kartat e debitit dhe kreditit;
Leshon garanci bankare kundrejt bllokimit te fondeve ne llogarine e klientit;
Trajton aplikimet per kredi per individe sipas kushteve, procedurave dhe limiteve te vendosura nga banka.



Profili i kerkuar:



Arsimi i larte ekonomik ose ne fushe te ngjashme me te.
Preferohet eksperience e meparshme ne sektorin bankar ne te njejtin pozicion.
Aftesi shume te mira te nderveprimit me klientet.
Korrekt dhe i sakte.
Njohuri te gjuhes angleze dhe kompjuterit.




Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 9 Shkurt 2015:

Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
- CV
Kopje te diplomes dhe listes se notave


ne njeren nga adresat e meposhtme:

Dega e Union Bank ne Fushe Kruje, ose


Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit
Tirane

E-mail: hr@unionbank.al (hr@unionbank.al)

Fax: +355 4 2272 880
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.


Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.


Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.


Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al (hr@unionbank.al).