PDA

View Full Version : Specialist TIK per mirembajtje dhe zhvillim te aplikacioneve bankare



Union Bank
26.01.2015, 20:09
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.

Sot Union Bank ka rreth 300 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.

Menaxhimi ka identifikuar nevojen per punesimin e nje Specialisti ne TIK per mirembajtje dhe zhvillim te sistemeve Bankare. Ftohen te aplikojne kandidate te pershtatshem per kete pozicion ne Drejtorine e Pergjithshme, ne Tirane.

Specialist TIK dedikuar per mirembajtje dhe zhvillim te Aplikacioneve Bankare

Pergjegjesite kryesore:
• Parametrizim i sistemit baze bankar duke perfshire edhe parametrizim dhe mirembajtje te sistemit SWIFT dhe sisteme te tjera ndihmese.
• Identifikim i problemeve ne parametrizim apo ne funksionalitet, testim dhe implementim i permiresimeve ne keto sisteme.
• Analize dhe krijim i produkteve te reja ne sistemin baze bankar bazuar ne kerkesen e biznesit.
• Suport per perdoruesit e sistemit baze bankar
• Zhvillim sipas nevojes te moduleve dhe aplikacioneve ndihmese.

Eksperienca dhe kualifikimet e kerkuara:
• Diplome universitare ne Informatike, Elektronike apo dege te se njejtes fushe.
• Minimumi 2 vjet eksperience ne sektorin bankar, sherbime TIK
• Eksperienca e meparshme me aplikacionin bankar Oracle Flexcube Universal Banking perben nje avantazh
• Eksperience me Oracle DB 10g/11g
• Eksperience me programe te raportimit si: Crystal Reports, BO ose Oracle BI.
• Aftesi te mira te te kuptuarit te ciklit te zhvillimit te software-ve dhe njohuri te bazave te te dhenave Oracle, MS SQL Server dhe njohuri ne PL/SQL, J2EE e XML.

Aftesi te tjera:
• Aftesi te shkelqyera nderpersonale
• Njohuri te avancuara te gjuhes Shqipe dhe Anglishte
• I/E afte te punoje ne grup dhe te perballoje njekohesisht disa detyra.
• Aftesi te mira ne zgjidhjen e problemeve.

Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 5 Shkurt 2015:
- Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
- CV

ne njeren nga adresat e meposhtme:

Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit
Tirane

Fax: +355 4 2272 880

E-mail: hr@unionbank.al

Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.


Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.