PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Senior Specialist Raportimi dhe Kontrolli Financiar



Union Bank
16.01.2015, 16:17
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.


Sot Union Bank ka rreth 300 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.


Menaxhimi ka identifikuar nevojen per Specialist ne Departamentin e Raportimit dhe Kontrollit Financiar, ne Drejtorine e Pergjithshme ne Tirane, ndaj ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion kerkues.



Senior Specialist
ne Departamentin e Raportimit dhe Kontrollit Financiar


Qellimi i Pergjithshem i Punes eshte te prodhoje raporte te nevojshme per nevojat e brendshme te bankes si dhe paleve te treta te autorizuara per marrjen e informacioneve nga banka, duke u siguruar qe raportet te jene te sakta dhe brenda afateve te percaktuara si dhe te zhvilloje analiza te sistemit bankar.





Profili Individual i deshiruar:



Diplome e Fakultetit Ekonomik, preferohet ne degen Informatike Ekonomike.
Njohuri shume te mira te programeve baze te perpunimit te te dhenave (excel, access).
Njohuri te mira te Kontabilitetit Financiar.
Eksperienca e punes ne raportim financiar prej 3 - 5 vitesh.


Aftesi te tjera:



Te kete aftesi te mira ne komunikimin me shkrim.
Njohuri te mjaftueshme te gjuhes Angleze.
I/e organizuar, i/e kujdeshem ndaj detajeve, i/e afte te punoje nen presion, i/e gatshem per te mesuar dhe thelluar me shume ne punen e tij/saj.


Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 25 Janar 2015:

Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
CV
ne njeren nga adresat e meposhtme:


Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit,Tirane

Fax: +355 4 2272 880

E-mail: hr@unionbank.al (hr@unionbank.al)

Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.




Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.


Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.


Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.


Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al (hr@unionbank.al).