PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Elektricist



Atlas Sh. A
13.01.2015, 16:38
Pozicioni I Punës: Elektriçist

Profili i kompanisë

Atlas sh.a është lider në prodhimin e miellit në Shqipëri me qendër në Tiranë dhe me një kapacitet prodhues 300 ton/24h miell dhe produkte të tij. Fabrika është e kompjuterizuar dhe me një teknologji bashkëkohore.

Kërkesat e Pozicionit

• Kryen detyra elektrike, rregullime të defekteve gjatë turnit të tij.
• Mban pergjegjësi për mbarimin në kohë të detyrave të mirëmbajtjes elektrike që i është caktuar.
• Mban përgjegjësi për zbatimin e sigurt të praktikave gjatë kryerjes së detyrave të mirëmbajtjes elektrike dhe përdorimin e veglave të përshtatshme dhe të pajisjeve të sigurisë.
• Lajmëron Përgjegjësin e Departamentit në lidhje me mungesat ose probleme në lidhje me zbatimin e detyrave të tij, etj...
Kualifikimet e kandidatit
• Diplomë e shkollës Elektrike - Elektronike ose shkollë e Mesme Teknike.
• Të ketë ketë të pakten 5 vjet eksperiencë në mirëmbajtjen e makinerive.
• Të ketë njohuri për industrinë e automatizimit.
• Të njohë PLC (Siemens) S7-400.
• Preferohet të njohë si gjuhë të huaj italisht ,anglisht ose greqisht.
• Të jetë I gatshëm të punojë me turne dhe jashtë orarit.
• Të ketë aftësi komunikuese dhe organizative të punës në grup.

Personat e interesuar të dërgojnë një CV në adresën e poshtëshënuar:

E-mail:
info@atlasmills.com
b.hysa@atlasmills.com


Cel. : 068 2063200