PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Kuzhinier/e



ROGNER HOTEL TIRANA
12.01.2015, 19:13
Pozicioni: Kuzhinier/e
Vendi i punes: Rogner Hotel Tirana
Deparatmenti: Kuzhine / Ushqim & Pije
Hierarkia: Punonjes
Fillimi: 01.02.2015
Profili: Rogner Hotel Tirana ju jep një mundësi mjaft të mirë per t’u trajnuar, mësuar dhe rritur në kompaninë tonë. Ekipi ynë inovativ është duke kërkuar një personalitet të motivuar dhe dinamik për të përmbushur pozicionin e punës: Kuzhinier/e.

Kërkesat thelbësore dhe detyrat:

• Krijime kulinare me përbërës cilësor, duke marrë parasysh disponueshmërinë e produkteve sezonale. Mbajtja e një komunikimi të hapur me krye-kuzhinieret për të rritur cilësinë.
• Gatimi sipas menusë së përcaktuar, udhëzimeve dhe rekomandimeve nga Shefi i Kuzhinës. Përgatitja e përditshme e mis-en-place dhe e ushqimit në seksione të ndryshme të kuzhinës
• Sigurimi mbi standartet më të larta dhe cilësi të qëndrueshme në përgatitjen e përditshme, si dhe informimi mbi produktet, recetat dhe teknikat më të reja.
• Kontrolli mbi produktet në hyrje dhe magazinimi i tyre në kushte të përsosura. Kontrolli i sasisë dhe kostos së ushqimit në seksionin e tij të punës.
• Mirëmbajta e vazhdueshme e zonës së punës sipas kushteve higjenike të përcaktuara nga proçedurat e higjenës së hotelit (HACCP).
• Pjesëmarrja në mënyrë aktive në përgatitjen e eventeve të veçanta si dreka/darka, bufe, etj. Sigurimi që klientët të marrin një shërbim të shpejtë dhe efikas, dhe vazhdimisht në përmirësim.
• Bashkëpunimi i mirë me koleget, asistimi i tyre kur është e nevojshme.
• Koordinimi i mirëfilltë me seksionet e tjera të pastërtisë dhe kontrollit të kostos.
• Zotërimi i mirë i gjuhës angleze si në shkrim dhe në të folur.



Nëse jeni të interesuar, ju lutem aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në adresat e mëposhtme:
Email: human.resources.tirana@rogner.com
Tel: +355 4 2235 035
Fax: +355 4 2235050
Rogner Hotel Tirana
Blv. Deshmoret e Kombit, Tirane

Tel. : .