PDA

View Full Version : Korce, ofroj vend pune Oficer Kredie Korce



VisionFund Albania
11.01.2015, 22:40
VisionFund Albania, Institucioni Mikrofinanciar i Organizatës World Vision Albania, kërkon të punësojë:

Oficer Kredie në Degën Korçë

VisionFund Albania ofron kredi për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit në zonat rurale dhe gjysmë-urbane ku ka hapur degë të saj. VisionFund Albania synon që të sigurojë kredi të cilat përmirësojnë jetën e të varfërve, krijojnë mundësi punësimi dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë lokale.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:
• Të zhvillojë portofolin e klientëve nëpërmjet aktivitetit të kredidhënies
• Të prezantojë produktet e kompanisë duke bërë marketing të
drejtpërdrejtë në terren
• Të shqyrtojë nevojat dhe kërkesat për financime të klientëve duke
ofruar zgjidhje në përputhje me kushtet e kompanisë
• Të sigurojë të gjithë informacionin mbi situatën financiare të klientit
duke garantuar integritetin e të dhënave mbi klientët
• Të bëjë vlerësimin e kapacitetit pagues të klientit dhe riskut të
financimit bazuar në politikat e kreditimit të institucionit
• Të ndërtojë marrëdhënie besueshmërie dhe afatgjata me klientët dhe
komunitetet
• Të monitorojë rregullisht klientët pas marrjes së kredisë duke i
vizituar drejtpërdrejtë në biznes/familje
• Të sigurojë një cilësi të lartë të menaxhimit të rasteve në vonesë.

KËRKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:
• Të ketë të paktën një vit eksperiencë pune në këtë profil ose në punë
të ngjashme
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese
• Të jetë i orientuar ndaj arritjes së objektivave
• Të jetë person i vetëmotivuar, dinamik dhe që i pëlqen të punojë në
terren
• Të ketë aftësi negociuese
• Të jetë i aftë të ndërtojë marrëdhënie të besueshme me njerëzit
• Të ketë një kuptim të mirë të shërbimit ndaj klientit
• Të jetë i aftë të bëjë analizë financiare për aktivitete të ndryshme
biznesi
• Të dijë të përdorë mirë kompjuterin
• Të ketë aftësi të mira në organizimin dhe vetëmenaxhinim e punës
• Licensa e drejtimit të automjetit është e domosdoshme (Ju lutem, specifikoni eksperiencën tuaj në drejtimin e makinës në dokumentacionin e aplikimit).

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë:
1. Një kopje të CV-së
2. Një letër interesi

Data e mbylljes së aplikimeve është: 23 Janar, 2015 ora 18:00 Aplikimet mund të dërgohen në adresat:
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen

VisionFund Albania - Tiranë
Rr : Ibrahim Rrugova, Nr. 26, Kati i 3-të,

email : hr@visionfund.al