PDA

View Full Version : TRAJNIM “Legjislacioni i Ri Tatimor në Praktikë“ 11-12-13 Shkurt 2015



Dhoma e Tregtise Tirane - Qendra e Trajnimeve
27.01.2015, 15:16
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë per shkak te interesit te larte do të riorganizojë trajnimin "Legjislacioni i Ri Tatimor në Praktikë“ në datat: 11-12-13 Shkurt 2015, ora: 16:30 – 20:00

DHTIT organizon për herë të tretë trajnimin mbi Legjislacionin e Ri Tatimor, i cili vjen i përditësuar me ligjet e reja të vitit 2015. Trajnimi vjen si rrjedhojë e kërkesave të shumta pranë Dhomës së Tregtise dhe Industrisë Tiranë për tu njohur nga afër me detyrimet ligjore të tatim-taksave që aplikohen sot ndaj bizneseve Shqiptare prej paketës së re fiskale dhe që kanë hyrë në fuqi. Programi do të ketë edhe hapësira për pyetje nga të interesuarit si dhe për diskutime të hapura midis trajnuesit dhe pjesmarrësve që kanë interes të përfitojnë njohuri të plota mbi ligjin tatimor dhe efektin e zbatimit të tij tek biznesi.
Lektor për këtë Trajnim do të jetë Prof. Dr. Sherif BUNDO.
Prof. Dr. Sherif BUNDO është Kryetar i Shoqatës së Kontabilistëve dhe të Financierëve të Shqipërisë, Kontabilist i Miratuar dhe Antar i autoritetit të Certifikimit të Kontabilistëve të Miratuar dhe i ekspertëve Kontabël të regjistruar. Për më tepër që prej vitit 2010 ai mban postin si President i Qendrës Shqiptare për Riskun si edhe është Pedagog në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, Departamenti i Financës dhe Profesor i ftuar në Universitetin e Poitiers, Kontabilitet FINANCIAR, Francë etj. Prof. Bundo ka bërë kërkime në Shkencat e Financës, Teoritë Financiare, Financë Publike, Fiskalitete, Drejtim Financiar, Teoria, Praktika dhe Tregjet e Sigurimeve, Teoria dhe Drejtimi i Portofolit.

Në fund të Trajnimit të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me Çertifikatë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Për Formularin e Aplikimit dhe Programin me gjithë informacionin e nevojshëm ju lutem kontaktoni numrat e mëposhtëm. Afati i fundit i aplikimit është data 10 Shkurt 2015.
Ky trajnim kushton 70 euro, ku janë të përfshira të gjitha materialet e trajnimit si edhe çertifikata.
* Trajnimi do të zhvillohet në Sallen e Konferencave të DHTIT. Adresa: Rruga e Kavajes, Nr. 6 Tiranë.
Për çdo pyetje apo informacion të detajuar rreth trajnimit mos hezitoni të kontaktoni në numrat e mëposhtëm.
Ju falenderojmë për kohën që na kushtoni!
Me respekt,

Ms. Ornela Sulçe
Trainings Coordinator
Tirana Chamber of Commerce and Industry
Department of Projects and Trainings
Kavaja Street, No. 6 Tirana/Albania
Tel: 045 800 934
Mob: +355 695542443
e-mail: ornela_sulce@cci.al (ornela_sulce@cci.al)
website: www.cci.al (http://www.cci.al/)



Tel. : 045800934