PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Punonjes Social



Amaro Drom
05.01.2015, 14:57
Unioni për Zhvillimin dhe Integrimin e Minoritetit Rom në Shqipëri “Amaro-Drom” është një organizatë joqeveritare, jo politike, jofitimprurëse, e cila operon që prej vitit 1996 në Tiranë.

Në kuadër të zbatimit të projektit “Zvogëlimi i hendekut ndërmjet fëmijëve romë dhe jo-romë në zhvillimin e fëmijërisë së hershme në Shqipëri” i financuar nga Roma Education Fund (REF), kërkon të punësojë një punonjës/e në pozicionin:

KOORDINATOR/E PROJEKTI.

Koordinatori/ja i/e Projektit është përgjegjës/e për implementimin dhe zbatimin në mënyrë të suksesshme të projektit në të cilin është angazhuar.

Detyrat kryesore:

• Hartimi i planit të aktiviteteve çdo fillim muaji.
• Organizimi dhe marrje pjesë në vizitat në terren.
• Organizimi dhe implementimi i aktiviteteve në përputhje me projekt propozimin.
• Përgjegjës për mbajtjen e dokumentacionit të projektit në mënyrën e duhur.
• Përgjegjës për Raportet Narrative të Projektit si tremujore dhe vjetore.
• Raportim i vazhdueshëm te Menaxheri i Projektit për ecurinë e projektit.

Kandidati/ja duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

• Të ketë përfunduar Fakultetin e Shkencave Sociale.
• Të zotërojë në nivel të lartë gjuhën Angleze (të folur dhe të shkruar).
• Të dijë të përdorë shumë mirë paketën Microsoft Office.
• Të ketë eksperiencë pune në organizata.
• Të jetë i/e komunikueshme.
• Të jetë i/e aftë për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup.
• Të jetë i/e gatshme për të udhëtuar jashtë Tiranës.

Personat e interesuar janë të ftuar që të dërgojnë një Curriculum Vitae brenda datës 09.01.2015 në adresën: amarodrom@abissnet.al

Personat e përzgjedhur do të njoftohen.