PDA

View Full Version : Durres, ofroj vend pune Magazinier



ep & partners consultancy sh.p.k
23.12.2014, 11:09
eppc kërkon një Magazinier për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më të mëdha që operon në industrinë transport-automobilistikë në vend.

Përgjegjësitë Kryesore:

• Organizimi i punëve në magazinë;
• Invetarizimi i artikujve në magazine dhe porositja e artikujve të nevojshëm;
• Mbulimi i magazinës gjatë gjithë orarit të shërbimit dhe shitja e produkteve.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diploma Universitare përbën avantazh;
• Përvojë e mëparshme si magazinier (Eksperienca në pjesë këmbimi është avantazh);
• Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office (Word-Excel);
• Të jetë me banim nga qyteti i Durrësit;
• Të jetë i përgjegjshëm, i besueshëm, korrekt dhe bashkëpunues në grup.

Të dhënat:

Pozicioni: Magazinier;
Vendndodhja: Autostradë;
Orari: 45 orë në javë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 25.12.2014.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.