PDA

View Full Version : Fier, ankand ambjent biznesi 3-Kate , 667 m² (Rruga “Naftëtari”, Patos, Qarku Fier.)



BANKA E BASHKUAR E SHQIPERISE
15.10.2015, 13:04
Zona/Rruga : “Naftëtari”, Patos, Qarku Fier.

SUPER OKAZION: Shitet objekt + truall (i pershtatshem per zhvillim biznesi apo magazinim), me çmim shume te favorshem!!!

Si me poshte te cilesuara gjenden detajet e prones ne proces ankandi:

Objekt me tre kate, me Sip. 667 m2 dhe Truall 3650 m2 (ish ish fabrika e prodhimit te sixhadeve), i pershtatshem per zhvillim biznesi, që ndodhet në Qytetin e Patosit, Rruga “Naftëtari”, Qarku Fier.
Prona i perket Zones Kadastrale 2890, pasuria numër 7/ 124.

VENDNDODHJA E PRONËS:

Nga Qyteti i Fierit deri në afërsi të pronës ne shitje, rezulton një distancë afërsisht rreth 7 km. Rruga që përshkruhet për të vajtur aty është e mirë asfaltuar dhe me dëndësi trafiku normale. Prona ndodhet pranë qëndrës së qytetit dhe afro 145 m larg Stadiumit të Patosit.

URBANISTIKA dhe ZONIMI:

Qyteti i Patosit prej shume vitesh është cilesuar si kryeqendra e industrisë së nxjerrjes së naftës në Shqipëri.
Qyteti i Patosit përfshihet në rrethin e Fierit. Ai është qyteti i dytë më i madh pas Fierit, për nga numri i banorëve, në Qarkun e Fierit.

INFRASTRUKTURA DHE RRJETET E SHËRBIMIT:

Prona lokalizohet në një zone të mirë përsa i përket infrastrukturës rrugore dhe rrjeteve inxhinierike. Duke patur parasysh faktin që prona ndodhet afër qëndrës së qytetit, ato janë të sistemuara mjaft mire dhe jane në kushte optimale.
Deri në hyrje të pronës ne shitje, rruga është e shtruar me asfalt dhe gjërësia e saj është në harmoni me dëndësinë e trafikut.

Kjo prone nisur nga pozicionimi dhe shtrirja perben shume avantazh te madh qe kjo prone te pershtatet per zhvillim qëndre komerciale, institucion arsimor, bankar, qëndra kursesh, zhvillim bisnesi nga më të ndryshmet, zyra etj.

Te gjithe te interesuarit lutemi te na kontaktoni apo shkruani ne pikat e kontaktit si me poshte cilesuar:

Tel. : + 355 4 2404575/76/77