PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitjesh (produktet e imta)



Neptun shpk
10.03.2015, 17:38
Neptun shpk eshte nje nga kompanite me prestigjoze ne Shqiperi dhe vende te Ballkanit e cila operon ne fushen e shitjeve me pakice e shumice. Sot Neptun numeron 15 dyqane ne gjithe Shqiperine, duke perfaqesuar keshtu zinxhirin me te madh te shitjes me pakice te pajisjeve elektronike.

PERMBLEDHJE E POZICIONIT:

Fokusi kryesor i nje agjenti shitjesh eshte qe te permiresoje ecurine komerciale. Te organizoje punen dhe t’i ofroje klienteve nje nivel te larte sherbimi.
Zhvillimi dhe zbatimi per te arritur planin e shitjeve dhe objektivave per te depertuar ne treg.
Sjellja ne perputhje me standardet dhe procedurat e kompanise.


FUNKSIONET THELBESORE TE PUNES:


· Arritja e objektivave te shitjes.
· Identifikimi dhe vendosja e kontaktit me individe ose firma qe kane potencial per te tregtuar produkte elektro-shtepiake.
· Ndertimi i marredhenieve te mira me tregetaret dhe informimi i tyre mbi cmimet dhe ofertat qe ofrohen nga kompania ne menyre te vazhdueshme.
· Leximi i kujdesshem i raporteve mbi shitjet.
· Marrja e informacionit ne lidhje me studimin e klienteve dhe te produkteve, nevojat, problemet, historine e produktit dhe praktikat e biznesit ne menyre qe te realizoje shitje, prezantime efektive dhe te pershtatshme.
· Pjesemarrja ne seminare dhe trajnime per promovimin e produkteve.
· Te mbaje dhe zhvilloje marredhenie te shendosha te biznesit ekzistues me partneret aktuale.
· Pajisja e klienteve te shumices me Materiale Marketingu.
· Levizja neper rrethe sipas nje grafiku te caktuar.
· Zhvillimi i marredhenieve me klient te rinj.


KRITERET:


Arsim te larte;
Te kete nje vit dhe/ose me shume eksperienca te tilla te meparshme ;
Te pershtatet me lehtesi ndaj situatave te ndyshme;
I afte te punoj i pavarur si dhe te nderveproje ne grup;
Aftesi shume te mira komunikuese ne shqip dhe anglisht perben avantazh.

AFTESI DHE NJOHURI

· Aftesi negocimi
· Njohuri Tregu
· Komunikues i forte / influencë
· Analitike & Strategjik
· Fleksibel


Procedura e Aplikimit:

Kandidatet e kualifikuar duhet te aplikojne me email ne adresen hr@neptun.al, ose me telefon ne nr
+355 42 380 039 ose personalisht ne adresen: Qendra Tregtare Univers, i Autostrada Tirane-Durres, Km 6, Tirane, Shqiperi.Per me shume informacion ne lidhje me rrugen e karrieres, ju mund te vizitoni faqen tone te internetit, ne www.neptun.al (http://www.neptun.al)