PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist i Tarifimit të Klientëve me Parapagesë



Plus Communication
04.12.2014, 11:30
PLUS Communication është operatori i vetëm celular me kapital shqiptar dhe ka për synim të krijojë vlera për punonjësit e tij. Në ngritjen dhe fuqizimin e kësaj kompanie PLUS ka arritur të mbledhë së bashku një forcë pune profesionale, të përkushtuar, të orientuar drejt shërbimit.

PLUS është i vendosur për të mbajtur standartet më të larta të punës në krijimin e një mjedisi pune motivues në funksion të rritjes së efektivitetit të punës.

PLUS po kërkon kandidatë për të punuar në pozicionin Specialist i Tarifimit të Klientëve me Parapagesë, në Departamentin e Produkteve dhe Shërbimeve.

Punëmarrësi është përgjegjës për:


Krijimin e tarifave, ofertave/produkteve të reja për bazën e abonenteve me parapagesë duke nisur që nga gjenerimi i ideve, analiza paraprake, përgatitja e manualeve apo formave specifike, ndjekja gjatë implementimit, testimi para hedhjes në treg, trajnimi dhe koordinimi me departamentet përkatëse dhe monitorimi pas hedhjes në treg;
Studimin e tregut dhe tendenca e cmimeve për t’u përgjigjur në kohë ndaj kërkesës së tregut dhe konkurencës;
Identifikimin e problemeve të bazës prepaid bazuar në trafik, aktivizime apo status lifecycle për të gjeneruar tarifa apo oferta të reja për mbajtjen e abonenteve ekzistuaes aktivë apo thithjen e abonentëve të rinj;
Monitorimin e bazës së klientëve prepaid në aktivizim, rimbushjet dhe trafik;
Marrjen e informacionit bazë, analizë, raportim dhe identifikimi i mundësive për të optimizuar shitjet dhe përfitimet nëpërmjet strategjive të cmimit;
Analizën e vazhdueshme e mjedisit konkurrues, dhe e bazës së të dhënave për të identifikuar mundësi të reja dhe zgjidhje;
Nxjerrjen e pikave të forta (avantazhet) të tarifës apo ofertës specifike krahasuar me operatorët e tjerë konkurente;
Përpunimin e raporteve periodike ditore dhe mujore për nxjerrjen e KPI kryesore të trafikut te klienteve me parapagim;
Raportimin mujor aktual krahasuar me buxhetin e parashikuar;
Analizën e bazës prepaid në përdorimin e ofertave ekzistuese, kanalet e përdorimit të tyre dhe identifikimi i nevojave në vazhdim apo marrjen e masave korrigjuese kur është e nevojshme;
Ndihmon në zhvillimin dhe analizën e buxhetit të bazës prepaid apo të ofertave specifike;
Kryen edhe detyra të tjera lidhur me punën siç i caktohen.

Kualifikimet e kërkuara:


Të ketë eksperiencë pune të mëparshme në zhvillimin e produkteve dhe shërbime dhe specifikisht në zhvillimin e tarifave. Eksperienca në Telekomunikacion do të konsiderohet avantazh;
Diplomë Universitare në Manaxhim Biznesi, MBA ose diplomë masteri përbën avantazh;
Aftësi të shkëlqyera analitike;
Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe bindëse;
Njohuri të programeve të Microsoft;
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Të gjithë të interesuarit ftohen të plotësojnë formën e aplikimit online, të cilën e gjejnë në faqen zyrtare të kompanisë (http://www.plus.al/rreth-nesh-karriera-aplikoni) dhe të dërgojnë aplikimin dhe letrën e interesit në adresën e e-mailit hr@plus.al, duke specifikuar në subjektin e-mail-it pozicionin për të cilin aplikojnë.

Aplikimi juaj do të trajtohet me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

Data e mbylljes së aplikimeve është 15 Dhjetor 2014.