PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune part time Mjek i Pergjithshem, Psikolog shkollor ,mesues



Shoqata Kombetare Edukim per Jeten
29.08.2008, 15:54
SHOQATA KOMBËTARE “EDUKIM PËR JETËN”
Adresa Rruga “Bogdani”, Pall i ri 10-katësh, kati i 3-të, Ap /12
Tiranë
Tel/Fax +069 20 63 150
shkej@albmail.com (shkej@albmail.com)


Shoqata Kombëtare ‘Edukim për jetën’ kërkon të punësojë: mësues (cikël i ulët), psikolog shkollor, mjek i përgjithshëm (part time).

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:


Të kenë përfunduar arsimin përkatës
Të kenë eksperiencë pune në pozicionet e sipërpërmendura (minimalisht 1,5 vjet për pozicionet mësues i ciklit dhe psikolog shkollor).
Të të kenë eksperiencë pune në pozicionin mjek i përgjithshëm (minimalisht 2 vjet)
Të ketë aftësi të mira komunikuese
Të kenë njohuri të kënaqshme në gjuhët anglisht dhe italisht
Të interesuarit duhet të dorëzojnë:


Kërkesë për aplikim (specifikoni pozicionin, për të cilin aplikoni)
CV tuaj (Kurrikulumi)
Fotokopje diplome, listë notash dhe kualifikime të tjera të ndryshme
Fotokopje të dëshmive për gjuhët e huaja
Letër reference (2 të tilla)
Konkurimi do të bazohet në njohuritë mbi:


Eksperiencën e deritanishme në profilet përkatëse
Krahasimin e kurrikulumeve
Njohuritë në gjuhët angleze/italiane
Aftësitë profesionale të kandidatëve
ShKEJ do të kontaktojë vetëm një numër të përzgjedhur Kurrikulumesh.

Aplikimet dorëzohen në adresën:
Shoqata Kombëtare ‘Edukim për Jetën’, Rr ‘Bogdani, Pallati i ri 10-katësh, kati i 3-të, Ap /12 Tiranë
Ose mund të dërgohen në adresën e e-mail: shkej@albmail.com (shkej@albmail.com)

Afati i dorëzimit të aplikimeve është data 8 shtator 2008.

Cel. : 069 20 63 150