PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitje



ManeTCI
22.11.2014, 10:23
PERGJEGJESITE:

Prezanton, udhëheq dhe kryen shitjet e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga shoqëria.
Përgatit plane veprimi dhe skedule për të identifikuar targete specifike/klientë të rinj dhe planifikon numrin e kontakteve të reja si dhe kërkon informacion për të përcaktuar potencialin e tyre blerës.
Gjetja e klienteve te rinj, organizimi i takimeve me klientet, lidhja e parakontratave, ndjekja e marëdhënieve me ta.
Informon klientet ne lidhje me cilesine e ndertimit, cmimet, hipotekimin, financimin qe ofron kompania, mirembajtja, rregullimeve edhe sherbimeve te tjera qe ofron kompania e ndertimit.
Organizon punën për shitjen e objekteve që ndërtohen ose administrohen nga shoqëria.
Organizon punën me agjentët e shitjeve me të cilët ka marrëdhënie shoqëria, siç janë zyrat e Real Estate, apo partnerë të tjerë, për të rritur efektivitetin e shitjeve të shoqërisë.
Zhvillon zgjidhje të personalizuara për klientë të ndryshem, që janë të interesuar për të blerë ambjente ndërtimi.
Përpilon raporte, javore edhe mujore periodike në lidhje me takimet edhe shitjet e realizuara, jo më vonë se 5 ditë nga përfundimi i muajit përkatës,
Ruan dhe rifreskon të dhënat e klientëve të rinj dhe ekzistues në Regjistrin e Klientëve të Kompanisë.
Merr pjesë në evente të ndryshme si trade shows, seminare, konventa, open house te kompanive te tjera ndetimit etj.
Koordinon punën e departamentit të shitjes me departamentet e tjera të Grupit dhe përfshihet në dhënien e informacioneve më kyçe që prezantojnë imazhin, strategjinë dhe vizionin e kompanisë.


KERKESAT:

Dy ose më shumë vite eksperiencë pune në fushën e shitjeve të Pronave të Patundshme.
Diplomë e arsimit të lartë në fushën e Ekonomisë dhe Marketingut.
Kualifikime dhe trajnime në fushën e Shitjes dhe ose Marketingut, I orientuar dhe me fokus të qartë per shitjet.
Aftësi shume të mira komunikimi ,ndertimi i marredhenieve te sukseshme me palet.
Aftësi organizuese dhe koordinuese.
Aftësi për të bindur dhe për të ndikuar tek të tjerët
Aftësi për të zhvilluar dhe për të dhënë prezantime.
I dedikuar , pozitiv dhe punëtor.
Të posedoj liçensë për drejtim automjeti.
Të jetë fleksibël kur eshte e nevojsme
Njohuri shumë të mirë të gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.
Njohuri shume të mira kompjuterike, MS Office.


TË INTERESUARIT TË DOREZOJNË CV PRANË:

burime.njerezore@manetci.al

QTU, Autostrada Tiranë—Durrës, km 6
Tel: 042 380 124 / Fax: 042 380 170

Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30 Nentor 2014.

Tel. : 042 380 124 / 170