PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Trajnues



Amaro Drom
29.10.2014, 08:37
Unioni për Zhvillimin dhe Integrimin e minoritetit Rom në Shqipëri “Amaro-Drom”, shpall njoftimin për punësimin e një trajnuesi në kuadër të projektit “Zvogëlimi i hendekut midis fëmijëve Rom dhe jo-Rom në zhvillimin e fëmijërisë së hershme në Shqipëri” i financuar nga Roma Education Fund.
Grupi i synuar në këtë trajnim do të jenë mësuesit në fëmijërinë e hershme, ndërmjetësit , përfaqësues të autoriteteve lokale, prindërit dhe punonjës social.

Trajnimi do të jetë i projektuar për të zhvilluar aftësitë dhe njohuritë në fushat e mëposhtme:
Rëndësia e arsimit parashkollor
Praktika cilëore për ndërtimin e një mjedisi gjithëpërfshirës në arsim
Marrëdhëniet me familjen
Ndërveprimin mes mësuesve, fëmijëve, prindërve.
Kriteret e perzgjedhjes:
1.Arsim i lartë
2.Eksperience pune si trajnues (preferohet të ketë pasur eksperienca te meparshme në fushën e arsimit dhe me komunitetin Rom)
3.Njohës i çështjes Rome

Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV dhe Letër Interesi në adresën e e-mailit amarodrom@abissnet.al brenda datës 9 Nëntor 2014, ora 16:00.
Vetëm kandidati i përzgjedhur do të njoftohet.