PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist i mbrojtjes elektronike te sigurimit te bankes



Union Bank
28.10.2014, 08:26
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.

Sot Union Bank ka rreth 300 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te veçante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.

Menaxhimi ka identifikuar nevojen per Specialist te mbrojtjes elektronike te sigurimit te bankes, te pozicionuar ne Departamentin e Sigurise ne Drejtorne e Pergjithshme ne Tirane, ndaj ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion kerkues.



Specialist i mbrojtjes elektronike te sigurimit te bankes


Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:

Specialisti i mbrojtjes elektronike te sigurimit, eshte pergjegjes per percaktimin e masave te sigurise dhe mbrojtjes elektronike te bankes, perfshire deget e saj ne rrethe, pergatitjen e projekteve te mbrojtjes dhe sigurise elektronike te bankes, mirembajtjen e sistemeve te mbrojtjes dhe sigurise elektronike duke bashkepunuar me kompanine kontraktore, funksionimin normal te zyres se monitorimit te sistemeve elektronike te sigurimit, etj.



Pergjegjesite kryesore perfshijne:

Përcakton masat që duhen marrë për sigurinë dhe mbrojtjen elektronike të bankës, të biznesit dhe objekteve, duke zbatuar përcaktimet për mbrojtjen elektronike në standartet e sigurisë fizike si dhe në udhëzimet e bankës.
Përgatit projektet e sigurisë dhe mbrojtjes elektronike të objekteve të reja, objekteve në rikonstruksion, duke përcaktuar dhe koston ekonomike.
Përcakton në planimetritë e objekteve te reja parametrat e teknologjise të elementeve të mbrojtjes elektronike sipas sistemeve përkatese dhe mënyrën e funksionimit të tyre.
Mbikqyr kryerjen e punimeve instaluese të kompanive të kontraktuara për zbatimin korrekt të sistemeve të sigurisë sipas projektit të përgatitur.
Përgatit praktikën e nevojshme dokumentare për mirëmbajtjen e sistemeve të sigurisë dhe mbrojtjes elektronike.
Ndjek marrëdhëniet kontraktuale për mirëmbajtjen e sistemeve të sigurisë dhe mbrojtjes elektronike dhe instalimin e sistemeve të reja.
Kontrollon në vazhdimësi funksionimin e sistemeve elektronike dhe përgatit praktikat e nevojshme dokumentare për riparimin e defekteve.
Rekomandon procedura per perdorimin e pajisjeve te sigurise.

Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:

Diplomë universitare në Inxhinieri Elektronike, ose fusha te ngjashme.
Eksperiencë e mëparshme ne nje profil te ngjashem, 1 - 2 vjet.

Aftesi te tjera:

Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese.
Aftësi administrative për përgatitjen e praktikave dokumentare.
Aftësi profesionale në perdorimin e pajisjeve te sigurise dhe riparimin e defekteve.
Njohuri shumë te mira te gjuhës angleze
Njohuri te avancuara te programeve kompjuterike Microsoft Office, Autocad.
I gatshem per te udhetuar ne deget jashte Tiranes dhe fleksibel per te punuar jashte orarit zyrtar.
Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 7 Nentor 2014:

Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
CV
ne njeren nga adresat e meposhtme:

Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane

E-mail: hr@unionbank.al (hr@unionbank.al)

Fax: +355 4 2272 880

Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.


Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al (hr@unionbank.al).