PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist i Planifikimit të Rrjetit të Transmetimit



Plus Communication
04.12.2014, 11:18
PLUS Communication është operatori i vetëm celular me kapital shqiptar dhe ka për synim të krijojë vlera për punonjësit e tij. Në ngritjen dhe fuqizimin e kësaj kompanie PLUS ka arritur të mbledhë së bashku një forcë pune profesionale, të përkushtuar, të orientuar drejt shërbimit.

PLUS është i vendosur për të mbajtur standartet më të larta të punës në krijimin e një mjedisi pune motivues në funksion të rritjes së efektivitetit të punës.

PLUS po kërkon kandidatë për të punuar në pozicionin Specialist i Planifikimit të Rrjetit të Transmetimit, në Departamentin e Planifikimit të Rrjetit Radio.

Punëmarrësi është përgjegjës për:


Kryerjen e studimit të planifikimit të rrjetit të transmetimit dhe vizita në terren për implementimin e lidhjeve të reja radio dhe klientëve.
Llogaritjen e performancës dhe interferencës së linkeve radio në rrjetin e Transmetimit.
Përgatitjen e urdhërave të punës të instalimit harduerik të linkeve të reja radio dhë zgjerimin ë atyre ekzistues.
Përgatitjen e urdhërave të punës për të dhënat e nevojshme të rrugëzimit të stacioneve të reja dhe rikonfigurimit të atyre ekzistues në rrjetin e transmetimit; konfigurimet për NodeB në rrjetin MPLS.
Monitorim dhe përmirësim i përdorimit të rrjetit MPLS.


Kualifikimet e kërkuara


Diplomë universitare në Inxhinieri Telekomunikacioni;
Eksperiencë 2 vjet në planifikimin e rrjetit të transmetimit; eksperiencë në rrjetet MPLS/IP do të përbënte një avantazh;
Aftësi të mira analitike, planifikuese dhe vendimmarrëse;
Aftësi të mira raportuese;
Njohuri te shkëlqyera të gjuhës angleze në të folur e të shkruar;
Leje drejtimi dhe mundësi për të udhëtuar dhe qëndruar larg vendbanimit nëse nevojitet;
Fleksibilitet, besueshmëri dhe aftësi për të mësuar;
Aftësi të mira ndërpersonale, komunikimi, dhe pune në skuadër.


Të gjithë të interesuarit ftohen të plotësojnë formën e aplikimit online, të cilën e gjejnë në faqen zyrtare të kompanisë (http://www.plus.al/rreth-nesh-karriera-aplikoni) dhe të dërgojnë aplikimin dhe letrën e interesit në adresën e e-mailit hr@plus.al, duke specifikuar në subjektin e-mail-it pozicionin për të cilin aplikojnë.

Aplikimi juaj do të trajtohet me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

Data e mbylljes së aplikimeve është 11 Dhjetor 2014.