PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Perfaqesues Shitjesh



Erbasol Albania
14.10.2014, 13:36
Perfaqesues Shitjesh per Depon Farmaceutike-Erboristerike Erbasol


Erbasol eshte Depo Farmaceutike – Erboristerike dhe distributor ekskluziv per Shqiperine i brandeve te njohura nderkombetare si: Specchiasol, Sandemitrio, Euphytos dhe ofron produkte bio te nje cilesie superiore per kujdesin e lekures, kujdesin e flokeve, produkte kozmetike. suplemente ushqimore dhe barna e medikamente mjekesore per trajtimin dhe mireqenien e shendetit.
Erbasol shpall pozicionin vakant te Perfaqesues Shitjesh per Tiranen dhe Rrethet!

Detyrat/Pergjegjesite:


Te njohe mire dhe te prezantoje e shese te klientet produktet qe distribuon komania Erbasol, duke identifikuar e plotesuar nevojat e klienteve bazuar ne strategjine e kompanise.
Te arrije objektivat mujore te shitjes te percaktuara nga kompania.
Te kete aftesi analitike ne studim tregu dhe te krijoje bashkepuime me kliente te rinj, ne perputhje me planin e ekspansionit te tregut te Kompanise.
Te kryeje vizita e te mbaje kontakte te rregullta me klientet
Nderton data baza te detajura per pikat e shitjes dhe harton raporte te detajuara brenda afateve te dhena dhe sipas formateve dhe procedurave te kerkuara .


Kerkesat per kete pozicion jane:


Arsim i larte / Energji / Deshire per pune.
Te kete aftesi te larta prezantuese dhe bindese.
Te kete karakter sipermarres
Te jete i komunikueshem dhe i afte qe te punoje me nivele te ndryshme kulturore.
Te jete i mireorganizuar dhe i sakte.
Te kete eksperienca te meparshme ne fushen e shitjeve
Te kete aftesi te larte te planifikimit dhe menaxhimit te punes ne perputhje me objektivat dhe targetet .
I gatshem qe te udhetoje brenda vendit dhe te punoje me orar te zgjatur.
Te kete leje drejtimi automjeti, tipi B
Njohja e gjuhes italiane perben avantazh



Kandidatet e interesuar mund te paraqesin CV-ne e detajuar dhe Letren e interesit per pozicionin qe aplikojne ne adresen elektronike: info.erbasol@gmail.com

Afati i fundit i dorezimit te CV-ve eshte : 30 Tetor 2014
*Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per nje interviste pune