PDA

View Full Version : TRAJNIM: "Menaxhim i Sipërmarrjes & Zhvillimi i Aftësive Menaxheriale"



Dhoma e Tregtise Tirane - Qendra e Trajnimeve
14.10.2014, 12:02
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizon trajnimin“Menaxhimi i Sipërmarrjes & Zhvillimi i Aftësive Menaxheriale“në datat: 15-16-17 Tetor 2014, ora: 16:30 – 20:00

Menaxhimi Strategjik efektiv është në thelbin e një sipërmarrje/institucioni apo organizate moderne dhe efikase si një element dominues në suksesin e një biznesi. Me ndërmarrjet që ballafaqohen në mënyre të vazhdueshme në një ambient të ndryshueshëm afarist, është e një rëndesie të veçantë të sigurohet që nga ana e vendim-marrësve po zbatohet një menaxhim efektiv që ndihmon sipërmarrjen/institucionin apo organizatën që t’ju përshtatet lehtësisht ndryshimeve në treg.
Globalizimi dhe teknologjia e informacionit kanë vënë biznesin përballë sfidave të shumta të mbijetesës e të konkurrueshmërisë, ku kërkohet një qasje ndryshe e sipërmarrjes dhe menaxhimit. Menaxhimi i biznesit e zhvillimi i sipërmarrjes në kohën e globalizimit ka hyrë në një cikël dinamik, që kërkon më shumë dije e menaxhim njohurish në drejtim të strukturimit organizativ e fazave të rritjes organizative; kërkon që lidershipi të shihet si një proces që zbret nga lart-poshtë në organizatë dhe për të menaxhuar konkurencën nuk mjafton vetëm të prodhosh/shërbesh me cilësi, por duhet të menaxhosh cilësinë totale.
Menaxhimi i sipërmarrjes është një mënyrë në të cilën njerëzit në organizatë mendojnë, vleresojnë dhe krijojnë të ardhmen e saj. Të mendosh në mënyrë kritike nënkupton shumëmë tepër se ti përgjigjesh problemeve dhe mundësive afatgjata apo afatshkurtra; ajo ka të bëjë me krijimin e të ardhmes së organizatës, duke qënë proaktiv dhe duke shtuar vlerën për sipërmarrjen nëpërmjet realizimit të ardhurave të larta.
Lektori

Lektore për këtë trajnim do të jetë Prof. Asoc. Dr. Ermira Qosja

Znj. Qosja është aktualisht Pedagoge në UET në Departamentin e Menaxhimit dhe Ekomoniks. Prof. Asoc. Dr. Ermira Qosja mban titullin Doktor i Shkencave në Menaxhim, nga Universiteti Politeknik i Tiranës, e gjithashtu ka kryer studime Doktorale në Universitetin Politeknik të Barit, Itali në Departamentin e Prodhimit dhe Menaxhimit.
Znj. Qosja ka kryer specializime afatgjata dhe afatshkurtra në drejtim të menaxhimit të ndërmarrjeve në në Universitetin Politeknik të Barit, Itali; në Shkollën e lartë të Inxhinierave në Poitiers, Francë; në qendrat e konsulencës së biznesit në Washington State University në kuadër të një projekti të USAID dhe në Universitetin e Lisbonës, në kuadrin e menaxhimit të cilësisë, në dy shkolla të larta teknike në Gjermani në kuadër të një projekti të USAID.
Prof. Asoc. Dr. Ermira Qosja për një periudhë rreth dhjetëvjeçare angazhohet në menaxhimin e bizneseve në Shqipëri, përfshirë këtu pozicione të tilla si: Drejtore e Përgjithshme në botimet ‘Shekulli’, ‘Spektër’, ‘Radio+2’, ‘Sporti Shqiptar’; Drejtore e PR&HR dhe e projekteve të zhvillimit në kompanitë ‘Deka’ dhe ‘OLIM’; Drejtore e të parit Community College nën Institutin ‘Harry Fultz’ dhe Drejtore e TV UFO EDUCATION, e angazhuar në një sërë projektesh të PR dhe marketingut dhe administratore e Media ’Mapo’.


Në fund të Trajnimit të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me Çertifikatë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Ju lutem gjeni bashkëngjitur Formularin e Aplikimit dhe Programin me gjithë informacionin e nevojshëm. Afati i fundit i aplikimit është data 13 Tetor 2014
Ky trajnim kushton 70 euro, ku janë të përfshira të gjitha materialet e trajnimit si edhe çertifikata.
Trajnimi do tëzhvillohet në Sallën e Konferencave të DHTIT. Adresa: Rruga e Kavajës, Nr. 6 Tiranë.
Për çdo pyetje apo informacion të detajuar rreth trajnimit mos hezitoni të kontaktoni në numrat e mëposhtëm.
Ju falenderojmë për kohën që na kushtoni!

Me respekt,
Ms. Arta Menga
Trainings Executive
Tirana Chamber of Commerce and Industry
Department of Projects and Trainings
Kavaja Street, No. 6 Tirana/Albania
Tel: 045 800 934
e-mail: arta_menga@cci.al (arta_menga@cci.al)
website: www.cci.al (http://www.cci.al/)
http://www.njoftime.com/images/buttons/email.gif (http://www.njoftime.com/sendmessage.php?do=mailmember&u=86787)