PDA

View Full Version : Tirane, KURSE PROFESIONALE PER SISTEME KONDICIONIMI DHE ASPIRIMI



Irisoft
25.04.2015, 09:12
Qendra Didaktike * IRISOFT *

Të nderuar zonja dhe zotërinj

Qendra IRISOFT, një kompani lider në trajnime të ndryshme, së fundmi do të zhvillojë Kursin Profesional Për Sistemet e Aspirimit dhe Kondicionimit.

(Projektimi, Instalimi, Servisi dhe Mirëmbajtja) .

Tematika e ceshtjeve teorike dhe praktike që do të trajtohen në programin e kursit
Sistemet e ajrit të kondicionuar dhe menyrat e projektimit të tyre
1. Projektimi(me metoda të thjeshta) i sistemeve të ajrit të kondicionuar.
2. Instalimi i sistemeve të ajrit të kondicionuar
3. Servisi (rregullimi) i kondicionerëve dhe menyrat e realizimit të tij
4. Mirembajtja dhe kontrolli periodik i pajisjeve të kondicionimit
5. Sistemet e aspirimit(ventilimit)
6. Metodat e Thjeshta të projektimit të sistemeve të aspirimit(ventilimit),mënyrat e instalimit dhe mirëmbajtja e tyre.
7. Konkluzion, rekomandime dhe sygjerime.

Mirëpresim individë të interesuar mbi këtë profil dhe biznese që duan të trajnojnë stafin e tyre në këtë kurs.

Informacion
1. Qëllimi i kursit në përfundim të ciklit të leksioneve teorike dhe praktike është që me metoda
të thjeshta dhe lehtësisht të kuptueshme të arrihet që në fund të tij çdo kursant të jetë në
gjendje të projektojë, instalojë, riparojë apo të mirëmbajë me lehtësi dhe pa pranine e një
inxhinjeri të gjithë gamën ekzistuese të pajisjeve të sistemeve të aspirim – kondicionimit;
2. Orët e parashikuara në program mund të ndryshojnë në varësi të mësimnxënies dhe
karakteristikave individuale të pjesmarrësve në kursin respektiv;
3. Materialet didaktike që shoqërojnë mësimdhënien do të jenë: video reale ose të animuara,
leksione teorike të thjeshta dhe të ilustruara, pjesë përbërëse të kondicionerëve të rinj apo të
difektuar, tabela, diagrama dhe grafikë ilustrues dhe përdorues me synim reduktimin e
kostos së mësimdhënies;
4. Prania e videove të zgjedhura me kujdes nga një videotekë profesionale si dhe e materialeve
të tjera didaktike shoqëruese do ta bëjnë orën e mësimdhënies më interesante dhe më
produktive, duke eleminuar në të njëjtën kohë nevojën e një laboratori të kushtueshem, si
dhe të nevojës së ekspeditave në terren;
5. Përmbajtja e leksioneve mund të ndryshojë, duke u thelluar në çështje të caktuara ose duke
parakaluar çështje të mirënjohura ose që nuk paraqesin interes nga auditori;
6. Niveli i njohurive të kursanteve të pranuar në kursin e mësipërm duhet të jetë në nivelin e
teknikut të mesëm (minimumi mbi 10 klasë shkollë) ndërsa mosha nuk ka kufizim;
7. Pjesmarrës potencial në kurs do të jenë puntorët ose specialistët e mesëm të kompanive që
merren me ajrin e kondicionuar si dhe individë apo grupe individësh që punojnë në mënyrë
të pavarur në këtë fushë;
8. Interes për programin mund të shfaqin edhe inxhinierët që punojnë në fushën e aspirim –
kondicionimit, të cilët kam përshtypjen që shumë çështje që trajtohen në program nuk i dinë
ose i dinë gabim ose ende më keq nuk kanë shprehi të punës praktike në terren;
9. Programi mund të trajtohet edhe i coptuar nëse persona të ndryshëm kanë interesa të
përcaktuara për çështje të përcaktuara;
10. Për persona apo grup përsona që kërkojnë leksione më të thelluara për çështje të caktuara
me interest e veçantë mund të organizohet mësimdhënia mbi bazën e orëve shtesë;
11. Në fund të ciklit kursantët do të pajisen me materialet e mëposhtëme të përdorimit:
 Leksione të fotokopjuara;
 CD reale ose të animuara për metodat praktike të instalimit, servisit dhe
mirëmbajtjes;
 Tabelat e nevojshme për projektim sëbashku me kodet dhe standartet respective;
 Indeksin e literaturës në së ekziston dëshira për një thellim të mëtejshem të njohurive
të marra në kurs.
12. Raportet ndërmjet teorise dhe praktikes gjatë mësimdhënies do të jenë në masën 20-80 %
13. Kohëzgjatja optimale e mësimdhënjes do të jetë 2 ditë në javë me nga 3 orë në ditë për një
periudhë 2 – 3 mujore ;

Faleminderit pёr Mirёkuptimin dhe ju Mirëpresim në Bashkëpunim!

Qendra Didaktike "IRISOFT"
Rruga "Him Kolli", pas Kishës Katolike -Tiranë
Tel: +355 4 2242107
Mobil: +355695252625
E-mail: info@irisoft.al
web: www.irisoft.edu.al

Cel. : 0695252625