PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist i Suportit te Platformave Core



Plus Communication
08.10.2014, 17:38
PLUS Communication është operatori i vetëm celular me kapital shqiptar dhe ka për synim të krijojë vlera për punonjësit e tij. Në ngritjen dhe fuqizimin e kësaj kompanie PLUS ka arritur të mbledhë së bashku një forcë pune profesionale, të përkushtuar, të orientuar drejt shërbimit.

PLUS është i vendosur për të mbajtur standartet më të larta të punës në krijimin e një mjedisi pune motivues në funksion të rritjes së efektivitetit të punës.

Aktualisht PLUS po kërkon të plotësoje nevojat që ka per pozicionin Specialistit të Suportit të Platformave CORE, në Departamentin e Operimit dhe Mirëmbajtjes.

Punëmarrësi është përgjegjës për:


Kontrollin e platformave Core, identifikimin e problemeve të mundshme, marrja e masave për parandalimin dhe zgjidhjen e tyre. Raportimi në menyrë të saktë dhe të shpejtë.
Mirëmbajtjen, përshtatjen dhe riparimin e elementëve të Core: MSS, MGW, HLR, SGSN, HiS dhe SSU.
Administrimi i TT (projekteve INC) të lidhura me platformat e Core, ndjekja e tyre me palët e treta (NSN, Core, VAS Support, Billing operation, etj)
Menaxhimi i problemeve të Interkoneksionit dhe roaming-ut;
Kontrollin dhe ndjekjen e procedurave periodike të sistemeve dhe materialeve;
Trajton dhe zgjidh problemet e shërbimeve dhe ankesat e abonentëve për Voice, SMS dhe GPRS, problemet me konfikurimin e kartave SIM;
Zhvillimin apo ndyshimin e metodave, manualeve dhe procedurave të reja për mundësuar shërbimet e reja;
Kryerjen e detyrave të tjera që mund t’i caktohen nga supervizori direkt ose drejtori i departamentit.


Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:


Diplomë Universitare ne Inxhinieri Telekomunikacioni ose Elektronike;
Minimuni 1-2 vjet ne kompani Telekomunikacioni;
Njohuri shume te mira mbi standartet dhe protokollet ne fushe e telekomunikacionit;
Njohuri mbi pergjegjesine e elementeve baze te core si MSS, MGW, HLR, HiS, SGSN, GGSN;
Koncepte te pergjithshme mbi GSM/GPRS/EDGE dhe njohuri mbi arkitekturen e tyre;
Njohuri te Sistemeve IT dhe GSM dhe supervizimit te tyre;
Të ketë aftësi shumë të mira planifikuese, analizuese dhe vendimmarrëse.
Te jete i gatshem te kryeje dezhurne periodike;
Të ketë aftësi të mira raportimi;
Njohuri shume te mira të gjuhës angleze në të shkruar e të folur;
Të jetë fleksibël, të dijë të ruajë konfidencialitetin dhe të jetë i/e aftë të mësojë shpejt;
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale dhe të jetë i/e aftë të punojë në grup.


Të gjithë të interesuarit ftohen të plotësojnë formën e aplikimit online, të cilën e gjejnë në faqen zyrtare të kompanisë (http://www.plus.al/rreth-nesh-karriera-aplikoni) dhe të dërgojnë aplikimin dhe letrën e interesit në adresën e e-mailit hr@plus.al, duke specifikuar në subjektin e-mail-it pozicionin për të cilin aplikojnë.

Aplikimi juaj do të trajtohet me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

Data e mbylljes së aplikimeve është 19 Tetor 2014.