PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist i Planifikimit dhe Optimizimit te Rrjetit



Plus Communication
06.10.2014, 17:27
PLUS Communication është operatori i vetëm celular me kapital shqiptar dhe ka për synim të krijojë vlera për punonjësit e tij. Në ngritjen dhe fuqizimin e kësaj kompanie PLUS ka arritur të mbledhë së bashku një forcë pune profesionale, të përkushtuar, të orientuar drejt shërbimit.

PLUS është i vendosur për të mbajtur standartet më të larta të punës në krijimin e një mjedisi pune motivues në funksion të rritjes së efektivitetit të punës.

Aktualisht PLUS po kërkon të plotësoje pozicionin e lirë që ka, Specialist i Planifikimit dhe Optimizimit te Rrjetit, në Departamentin e RAN.

Ne kete pozicion punëmarrësi do të jetë përgjegjës për:


Pjesmarrjen aktive në proceset e Planifikimit të Rrjetit 2G dhe 3G; analizen e studimit te mbulimit dhe percaktimin e planit fillestar per zgjerimin e rrjetit 2G e 3G; kryerjen e vizitave ne terren për të përcaktuar alternativën e duhur të stacioneve dhe studimin e tyre ne programin e planifikimit, pergatitjen e urdherave te punes te konfigurimit te stacioneve 2G/3G.
Kryerjen e matjeve ne terren, verifikimin e mbulimit te rrjetit dhe treguesve kryesore të performancës për teknologjitë 2G dhe 3G dhe më pas përpunimin e rezultateve që dalin prej tyre me atë të programeve Tems/Actix.
Përmirësimin e treguesve kryesorë të performancës së rrjetit nëpërmjet propozimeve për ndryshime ne konfigurimet harduerike/softwerike të stacioneve 2G dhe 3G;
Analizën e ankesave te klientëve për probleme të mbulimit në zonë nëpërmjet kryerjes së matjeve në terren, dhe propozimeve për përmirësime të rrjetit.


Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:



Diplomë universitare në Inxhinieri Telekomunikacioni;
Minimumi 2 vjet experiencë në Planifikimin dhe Optimizimin e rrjeteve të telefonisë celulare;
Eksperienca e mëparshme e punës në kryerjen e matjeve të frekuencave të rrjetit dhe njohja e programeve TEMS dhe Actix është e preferueshme;
Aftësi të mira analitike, planifikuese dhe vendimmarrëse;
Aftësi të mira raportuese;
Njohuri te shkëlqyera të gjuhës angleze në të folur e të shkruar;
Leje drejtimi dhe mundësi për të udhëtuar dhe qëndruar larg vendbanimit nëse nevojitet;
Aftësi të mira ndërpersonale, komunikimi dhe pune në skuadër.

Të gjithë të interesuarit ftohen të plotësojnë formën e aplikimit online, të cilën e gjejnë në faqen zyrtare të kompanisë (http://www.plus.al/rreth-nesh-karriera-aplikoni (http://www.plus.al/rreth-nesh-karriera-aplikoni)) dhe të dërgojnë aplikimin dhe letrën e interesit në adresën e e-mailit hr@plus.al, duke specifikuar në subjektin e-mail-it pozicionin për të cilin aplikojnë.

Data e mbylljes së aplikimeve është 19 Tetor 2014.