PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist Kontabiliteti



ABCom HR
03.10.2014, 15:17
E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.
Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.
Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin "Specialist Kontabiliteti”.


Përgjegjësitë:

1- Rregjistrim ne sistemin financiar F5, kontroll i faturave te blerjes dhe sherbimeve, perputhshmeria me legjislacionin tatimor dhe ligjin e kontabilitetit
2- Pergatitje e autofaturimeve, perllogaritje e tatimit ne burim per furnitoret
3- Kontabilizimi i pagesave te bankave
4- Rakordimi i bankave
5- Raportim mujor i rakordimit te llogarive kontabel
6- Pergatitje e librit te blerjes dhe rakordim i TVSH-se ne blerje.

Profili:

1- Studime te lartta ne fakultetin ekonomik
2- Njohje e sistemit financiar F5
3- Eksperienca pune të mëparshme
4- Sens i larte pergjegjshmerie dhe pune ne grup

Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën:ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al (http://www.abcom.al)

Shenim: Pozicioni eshte per nje afat kohor prej 6 muajsh.



Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.