PDA

View Full Version : Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Gjeodet



Kontakt Shpk
12.05.2015, 17:30
Kontakt shpk ofron vend pune per Inxhinier Gjeodet



Detyrat dhe Pergjegjësitë:
- Verifikon saktësinë e të dhënave të mbledhura duke përfshirë matjet dhe llogaritet e kryera në kantier;
- Mbledh dokumentacionin ligjor të truallit, titujt e pronësisë dhe të dhënat e regjistruara për të marrë informacion në lidhje me kufijtë e pronës që do të vëzhgohet;
- Llogarit lartësitë, thellësitë, pozicionet relative, kufijtë e pronës dhe karakteristikat e tjera të terrenit.
- Përgatit dhe ruan skica, harta, raporte dhe përshkrimet ligjore të matjeve;
- Regjistron rezultatet e matjeve duke përfshirë formën, konturin, vendndodhjen, lartësinë dhe dimensionet e tokës ose karakteristikat e tokës;
- Vendos pika fikse për përdorim në realizimin e hartave duke përdorur materiale gjeodezike dhe instrumente inxhinierike;
- Harton plane duke përdorur programin CAD (Computer-aided design);
- Vlerëson dhe harton kostot e projektit;
- Mbledh dhe analizon të dhënat si bazë për planet dhe raportet;
- Asiston në vlerësimin e ndikimit në mjedis;
- Realizon matje në ndërtesa ose troje duke përdorur instrumente matëse preçise;
- Kryen vlerësimin e tokës, pronës për qëllime shit-blerje, taksave dhe të sigurimeve;
- Mbikqyr punimet e ndërtimit në kantier;
- Skedulon punimet dhe monitoron progresin e projekteve.
Kërkesat:
- Diplomë Universitare në degën Gjeodezi;
- 5 vjet eksperiencë pune;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Të tjera:
- Të jetë i përgjegjshëm;
- I kujdesshëm ndaj detajeve;
- Aftësi të mira në matematikë;
- Aftësi të mira analitike.

Mjetet e vendosura në dispozicion nga Kontakt:
- 1 instrument gjeodezik, stacion total (teodolit elektronik), trimble s3, bashkë me:
1miniprizëm -18mm me 4 shufra
1 prizëm i madh 0mm h deri 3.6m + këllëf për transport
Tripod druri trimble
2 bateri
Karikues
1 kabëll lidhës me pc
Përshtatësa për furnizimin me energji
Kapuç për mbrojtje

- 4 radio me rreze të shkurtër komunikimi + karikuesë
- Nivelë dore paschal
- Vetënivelues lazer me 3 rrafshe komplet
- Aparaturë për testimin e përcjellshmërisë termike komplet
- Metër lazer distoa3

Te interesuarit te dergojne CV e tyre ne formatin europian ne adresen e emailit: info@kontakt.al , si dhe ne nr e kontaktit 068 20 29 807