PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialiste Finance/Kontabiliteti



Bilanc Sh.p.k
26.09.2014, 15:51
Bilanc Sh.p.k është një kompani shqiptare e themeluar në vitin 2004 në Tiranë, Shqipëri. Tashmë Bilanc Sh.p.k, është e pranishme në mbi 900 biznese dhe institucione me programet e saj kompjuterike. Këta klientë janë të shperndarë në të gjithë Shqiperinë dhe në Kosovë. Produktet tona janë të pozicionuara mjaft qartë dhe më vendosmeri si programet më cilesore në treg.

Pozicioni: Specialiste Finance / Kontabiliteti

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Asistencë në përdorimin/implementimin e programeve për klientët e kompanise
• Pjesëmarrje në takime me klientët ekzistues dhe prezantime në klientë potenciale
• Regjistrimi i veprimeve financiare/kontabël të kompanisë

Kualifikime dhe Kërkesa:

• Diplomë Universitare në Financë , Kontabilitet
• Studimet pasuniversitare në fushën Financë-Kontabilitet përbëjnë avantazh
• Minimalisht përvojë 1 vjeçare punë si financiere/kontabiliste ose të jetë në proces studimesh master

Aftësi:

• Aftësi në vendim-marrje
• Të jetë plotësisht përgjegjëse, e organizuar dhe e pavarur
• Të ketë aftësi analitike

Kompania ofron:

• Trajnim të plotë
• Pagesë të kënaqshme
• Vlerësim në bazë të performancës
• Pavarësi në punën e përditshme

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre , me subjekt "Aplikim per pozicionin Specialiste Financie/Kontabiliteti", në adresën elektronike: hr@bilanc.com (mailto:hr@bilanc.com),
brenda dates 10 Tetor 2014.

Aplikimi duhet të përmbajë:
• CV-në e kandidatit
• Letër Referencë (nëse ka)

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

http://www.bilanc.com/new/images/stories/bilanclogo2012.png