PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune MENAXHER KATEGORIE NE DEPARTAMENTIN E BLERJEVE



Shoqeria "Go Tech" shpk
10.10.2016, 15:08
“Shoqeria “GoTech” shpk, shoqëri me aktivitet tregtar në fushën e tregtimit me shumicë dhe pakicë të produkteve elektroshtëpiake, kërkon të punësojë: MENAXHER KATEGORIE NE DEPARTAMENTIN E BLERJEVE

QELLIMI KRYESOR I POZICIONIT:
 Përgjegjës për aktivitetin e blerjes së kategorisë së përcaktuar duke kërkuar tregun dhe vlerësuar për furnitorët potencial dhe ofertat më të mira në treg. Pozicioni raporton tek Menaxheri i Departamentit të Blerjes.

DETYRAT/PERGJEGJESITE KRYESORE
 Mirëmban rrjetin e furnitorëve ekzistues dhe identifikon furniturë të rinj potencialë;
 Identifikon nevojat e kompanisë për furnizimin e produkteve apo kategori produktesh;
 Negocion dhe kryen blerje të produkteve nga furnitorë të huaj ose të brendshëm me qëllim rishitjen e tyre;
 Identifikon nevojat e klientëve dhe jep propozime për përmbushjen e nevojave të klientit;
 I aftë të përcaktojë prioritetet, të drejtojë përpjekjet dhe burimet bazuar në njohuritë dhe informacionin për produktet dhe tregun, për të siguruar mbulim efektiv të të gjithë klientëve që ndodhen brenda territorit;
 Ndërton marrëdhënie me partnerët e biznesit brenda dhe jashtë vëndit;

KUALIFIKIME/KERKESA

 Të ketë mbaruar arsimin e lartë Bachelor, kualifikim Master përbën avantazh;
 Minimalisht 2 vite eksperiencë pune në sektorin e blerjeve
 Njohuri shumë te mira të gjuhës angleze;
 Njohuri kompjuterike (MS Excel/Word/Outlook/Access);
 Te zotërojë patentë (klasi B), të paktën prej 2 vjetësh;

Personat e interesuar për pozicionin e lartëpërmendur, duhet të dërgojnë në mënyrë elektronike CV-të e tyre ne shqip ne adresën e e-mail:ornela.duraku@gotech.al në të cilën të specifikohet qartë pozicioni për të cilin po aplikoni.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen!