PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Software Developer



Plus Communication
10.09.2014, 12:16
PLUS Communication është operatori i vetëm celular me kapital shqiptar dhe ka për synim të krijojë vlera për punonjësit e tij. Në ngritjen dhe fuqizimin e kësaj kompanie PLUS ka arritur të mbledhë së bashku një forcë pune profesionale, të përkushtuar, të orientuar drejt shërbimit.

PLUS është i vendosur për të mbajtur standartet më të larta të punës në krijimin e një mjedisi pune motivues në funksion të rritjes së efektivitetit të punës.

Aktualisht PLUS po kërkon të plotësoje pozicionin e lirë që ka, Software Developer, në Departamentin e Zhvillimeve te IT-se.

Punëmarrësi do të jetë përgjegjës për dizenjimin, zhvillimin dhe zbatimin e një shumëllojshmëriezgjidhjesh programimi ne web dhe desktop. Ai/ajo do të kryejë detyra të shumëllojshmelidhur me programimin, procedurat të caktuara të programimit dhe kërkesatlidhur me procesimin e të dhënave. Gjithashtu do të modifikojë programe softwaredhe do të përgatisë dokumentacionin përkatës.

Detyrat kryesore:


Krijimi i kodeve të programimit, testim dhe zgjidhje problemesh duke përdorur hardware-in e përshtatshëm e teknologjitë përkatëse të database dhe programimit;
Shkrimi i kodeve të reja të programimit duke përdorur specifikimet e përshkruara;
Asistim në dizenjimin fizik e logjik të bazes se te dhenave;
Zhvillimi i software-ve web si dhe atyre desktop GUI në Object-oriented Design dhe Analysis style (OOA and OOD);
Të punojë pranë analistit të software-ve, menaxherit të projektit, dizajnerit, zhvilluesit, analistit të sistemit, shitjes e marketingut, financës apo përdoruesve të tjerë të biznesitpër dizajnin e user interface GUI ballor dhe grafik apo kërkesa të tjera që ka biznesi.
Përgjegjës për modelimin e software-ve, analizën e software-ve, analizën e kodeve, analizën e kërkesave, rishikimin e software, identifikimin e kodeve metrikë, analizën e riskut të sistemit, analizën e besueshmërisë së software-it etj.
Të zgjidhurit e problemeve dhe të menduarit si pjesë e ekipit, ose individualisht, në mënyrë që të përmbushë kërkesat e projektit të zhvillimeve të software-ve.
Integrimi i software-ve të rinj me sistemet ekzistuese.
Zhvillimi i sistemeve ekzistues duke analizuar e identifikuar pjesët e nevojshme për modifikim.
Përditësim i vazhdueshëm i dijeve dhe aftësive teknike duke ndjekur kurset e brendshme ose të jashtme, duke lexuar manuale të ndryshme e duke përdorur aplikacione të reja.
Diskutimi me përdoruesit e software-ve për të kuptuar modifikimet apo ndryshimet e nevojshme të programeve ekzistues.Përgjigje ndaj pyetjeve të program intent, inputet e të dhënave, kërkesat e output-eve , dhe përfshirja e kontrolleve të brendshme.
Analiza e performancës së programeve dhe ndërmarrja e vendimeve për korrigjime të mundshme, bazuar në këshillimin me përdoruesit dhe aprovimin e mbikqyresit.
Të asistojë, trajnojë, drejtojë dhe të transferojë dijet tek personeli dhe pjestarët e tjerë të skuadrës lidhur me programimin e software-ve.
Të kujdeset për konfidencialitetin e informacionit në lidhje me informacionin e procesuar, ruajtur apo aksesuar sipas procedurave të organizatës.
Kryerja e mirëmbajtjes së software-eve dhe korrigjimi i defekteve të identifikuar.


Kandidatiduhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:



Diplomë Universitare në Shkenca Kompjuterike apo fusha te ngjashme.
Njohuri shume të mira të Shërbimeve Web, PHP, XML, Java Script, Java Servlets dhe aplikacioneve të tjera të teknologjive zhvilluese.
Njohuri të mira të gjuhëve të programimit si Java, C#, VB.NET, Services, njohuri të floë chart-eve kompluterikë dhe logjikave apo algoritmeve të programimit.
Njohuri të mira të zhvillimit të bazave te te dhenave RDBM si psh Oracle, SQL Server, MySQL.
Njohuri të mira ne zgjidhjen e problemeve dhe aftësi të mira komunikuese ndërsa punon me afate të ngjeshura dhe duke respektuar procedurat e cilësisë.
Mundësi për të punuar gjatë fundjavave.
Njohuri shume te mira te gjuhes angleze ne te folur dhe te shkruar;
Fleksibilitet,besueshmëri, punë në skuadër, aftësi për të mësuar dhe aftësi të mirakomunikuese.

Të gjithë të interesuarit ftohen të plotësojnë formën e aplikimit online, të cilën e gjejnë në faqen zyrtare të kompanisë (http://www.plus.al/rreth-nesh-karriera-aplikoni (http://www.plus.al/rreth-nesh-karriera-aplikoni)) dhe të dërgojnë aplikimin dhe letrën e interesit në adresën e e-mailit hr@plus.al, duke specifikuar në subjektin e-mail-it pozicionin për të cilin aplikojnë.

Data e mbylljes së aplikimeve është 21 Shator 2014.