PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Perfaqesues Mjekesor



FUFARMA SHA
27.04.2015, 16:54
Fufarma sh.a. ështe një nga kompanitë kryesore farmaceutike në Shqipëri. Misioni ynë është shërbimi në kohën dhe cilësinë e duhur të të gjithë kërkesave të tregut farmaceutik.

Aktualisht jemi të interesuar të punësojmë: PËRFAQËSUES MJEKËSOR

Profili i Punës

Përfaqësuesi Mjekësor ka si detyrë:
- Të promovojë produktet e kompanisë në zonën përkatëse;
- Të zhvillojë dhe mbajë marrdhënie të ngushta me personelin mjekësor;
- Të sigurojë një mbulim total të zonës për të cilën është përgjegjës;
- Të raportojë në mënyrë periodike mbi ecurinë e produkteve.

Aftësitë dhe kualifikimet:

1. Diplomë Universitare në degën e Mjekësisë, Farmacisë
2. Eksperienca të mëparshme në këtë fushë dhe referencat përbëjnë avantazh
3. Njohuri në fushën e marketingun farmaceutik
4. Aftësi të shkelqyera komunikuese dhe bindëse
5. Aftësi shumë të mira për të punuar në grup
6. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
7. Njohuri kompjuterike
8. Leje drejtimi automjeti, klasi B
9. I gatshëm të udhetojë në rrethe

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV në adresën e e-mailit: fufarma@fufarma.al

Tel. : 042 363 171