PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Psikolog, SOS Fshati i Femijeve



SOS
01.08.2008, 12:58
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall të hapur konkurimin për pozicionin vakant:

Psikolog pranë SOS Fshatit të Fëmijëve, Tiranë


Psikologu është përgjegjës për vleresimin në sistem të fëmijëve dhe të rinjve si dhe për ofrimin e trajtimit psikologjik individual.
Koordinatori i projektit është përgjegjës për planifikimin, implementimin, monitorimin dhe vlerësimin e projektit të Fuqizimit të Familjes, që synon mbështetjen e familjeve në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror.
Punonjësi Social ofron mbështetje, këshillim, kujdes dhe mbrojtje për fëmijët dhe familjet në nevojë.


Profili për pozicionin psikolog
Ü Diplomë në Psikologji (preferohen studime pasuniversitare në fushën e psikologjisë)
Ü Të paktën 3 vjet eksperiencë pune psikologjike me fëmijët
Ü Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup
Ü Njohuri të mira mbi të drejtat e fëmijëve
Ü Njohuri mbi çështjet e zhvillimit psiko-social, si edukimi, shëndeti, HIV/AIDS
Ü Aftësi komunikuese




Ofrohen
Marrëdhënie të rregullta punësimi, mundësi për një eksperiencë të shkëlqyer në punën me fëmijët dhe familjet në nevojë, mundësi për zhvillim personal dhe profesional.

Paraqitja e dokumentave
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 20.08.2008 pranë Zyrës Nacionale të Shoqatës SOS-Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri dokumentat përkatëse: kërkesë për aplikim, curriculum vitae, kopje të diplomës së shkollës së lartë dhe listë notash e noterizuar, të paktën dy letra reference, ndër të cilat njëra nga punëdhënësi i fundit, dëshmi kualifikimi të ndryshme.






Rruga “Pjetër Budi”, Pallati Klasik Konstruksion, Shk. B, Ap. 16, Tiranë

Tel & Fax: 04 378 517

Email: soskd@soskd.org.al (soskd@soskd.org.al)




Vetëm aplikantët e përzgjedhur në bazë të dokumentacionit, do të kontaktohen.