PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitje



Farma Net Albania
01.09.2014, 12:10
Kompania Farma Net Albania, kryen aktivitetin e saj në fushën e shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve farmaceutike, kozmetike, dermokozmetike, ortopedike si dhe pajisje spitalore dhe kirurgjikale. Kompania u krijua në korrik të vitit 2009 me qëllim krijimin e një rrjeti zinxhir farmacish në Shqipëri nën emrin Farma Net Albania. Farma Net Albania është duke kërkuar të punësojë:




Agjent Shitje


Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:




Të kenë mbaruar shkollën e lartë
Të kenë të pakten 2-vjet përvojë në shitje të produkteve farmaceutike
Njohuri të mira të Gjuhës Angleze
Njohuri të programeve bazë të Microsoft Office
Aftësi të shkëlqyera komunikuese e negociuese
Gadishmëri për të udhëtuar shpesh dhe leje drejtimi të vlefshme, klasi B.




Detyrat/Përgjegjësitë:




Të bëjë studim tregu dhe të krijojë klientë të rinj.
Të komunikojë dhe prezantojë të gjitha produktet që tregton Farma Net Albania duke identifikuar e plotësuar nevojat e klientëve bazuar kjo në strategjinë fitim prurëse të kompanisë.
Të kryejë vizita e të mbajë kontakte të rregullta (duke përfshirë dhe komunikimin me telefon) me klientët.
Të monitorojë procesin e porosive e të bashkëpunojë me të gjitha departamentet përkatëse deri në mbërritjen e porosive tek klientët.
Të ndjekë procedurat e pagesës.
Të përgatisë e paraqesë në mënyrë periodike dhe / ose sipas rastit raporte në lidhje me shitjet dhe klientët si dhe të propozojë veprime që mund të ndërmerren për të përmirësuar rezultatet e kërkuara.






Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV në adresën e mëposhtme :



e-mail: info@farma-net.com



Tel: +355 4 450 4724





Afati i fundit i Aplikimit: 15/09/2014





Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për Intervistë



Tel. : 04 450 4724