PDA

View Full Version : Ftesë për Shprehje Interesi për Shërbime Profesionale Marketingu dhe Komunikimi



Dajti_Construxion
09.09.2014, 12:24
Ftesë për Shprehje Interesi
për Shërbime Profesionale Marketingu dhe Komunikimi


Përshkrim projekti
Në kuadrin e 15 vjetorit të saj, kompania Dajti Construxion planifikon të kontraktojë ekpertizë, konsulencë dhe shërbime nga agjensi dhe/ose ekspertë profesionalë marketingu dhe komunikimi. Për këtë qëllim, Dajti Construxion fton agjensitë dhe individët ekspertë në fushën e brandimit dhe komunikimit të shprehin interesin e tyre për pjesëmarrje në projektin “Dajti Construxion në 15 vjetor”.
Qëllimi i këtij projekti është identifikimi dhe implementimi i një strategjie për zhvillim, përmirësim dhe komunikim brandi me synim përmirësimin e mënyrës së përqasjes së targeteve të synuara dhe marrëdhënieve me publikun.
Agjensitë dhe ekspertët pjesëmarrës dhe eventualisht fitues të këtij projekti pritet që të propozojnë strategjinë më të përshtatshme të komunikimit për të përçuar tek klientët aktualë e potencialë dhe publiku i gjerë një imazh që shpreh më së miri stadin e kompanisë, ekspertizën dhe eksperiencën 15 vjeçare duke synuar zgjerim të mëtejshëm të tregut dhe perfeksionim të imazhit të kompanisë.

Agjensia dhe/ose ekspertët që do të kontraktohen pritet që të zhvillojnë elementët e mëposhtëm:
• Analizë të tregut aktual në fushën e konkurrueshmërisë tregtare si dhe aspektet e komunikimit,
• Rekomandime për përmirësimin e imazhit për sa i përket dezainit dhe komunikimit të tij (logo, tag line, etj.),
• Brand Book që përfshin të gjitha mjetet komunikuese (print, online, etj.),
• Strategji komunikimi dhe mesazhe kyçe,
• Kanalet dhe mjetet sa më kreative të komunikimit për tu përqasur në mënyrë sa më natyrale me targetin e synuar.
• Organizim të një eventi prezantues dhe promovues në kuadrin e 15-vjetorit me pjesmarrjen e klientëve, bashkëpunëtorëve, etj.
• Përmirësim të websitit të kompanisë.

Propozimet e paraqitura për tu përzgjedhur duhet të përmbajnë elementët e mëposhtëm:
1. Shprehje interesi (cover letter)
2. Informacione rreth agjensisë
- Jetëgjatësia në tregun shqiptar
- Vendodhja/et
- Networku rajonal/ndërkombëtar
- Lista e stafit (organisational chart)
- Resume të anëtarëve kryesorë të stafit
3. Profili i agjensisë
- Shërbimet që ofron
- Portofoli aktual i klientëve
- Shembuj punimesh të mëparshme
- Shembuj projektesh të ngjashme
4. Referenca
5. Përqasja e projektit
- Linjat kryesore të komunikimit – draft strategjia – propozime
- Plani i punës
- Stafi që do të përfshihet në këtë projekt dhe CV-të përkatëse
- Offerta financiare
6. Çdo informacion ose material tjetër që mendoni se do të ndihmojë dhe do t’i shtojë vlerë prezantimit tuaj në lidhje me mënyrën e përqasjes ndaj këtij projekti.

Background
Kompania Dajti Construxion është lider në fushën e arredimeve të ambjenteve të ndryshme industriale dhe jo-industriale me një eksperiencë 15 vjeçare duke ofruar:
* Arredime të ambjenteve të ndryshme industriale dhe jo-industriale si:
• Markete, supermarkete, dyqane, lokale me:
- banakë freskues dhe ngrirës,
- rafte të cilësisë së lartë,
- frigoriferë ftohës dhe ngrirës, ishull dhe kollonë, frigoriferë muralë,
- banko kasa të ndryshme,
- elementë të drejtimit të lëvizjes së klientëve,
- kosha, rafte buke dhe fruta perime, etj.
- dhoma frigoriferike,
- ekspozitorë, pajisje përdoruese dhe ekspozuese, etj.
• Magazina, arkiva, hipoteka me:
- me rafte për pesha të lehta deri në rafte për portapalleta
- teknologji mbrojtje kundra zjarrit
• Boutique, farmaci, etj, me:
- rafte, ekspozitorë,
- tavolina të tipeve të ndryshme si dhe aksesorë të shumtë për ekspozimin e artikujve,
- manekinë të ndryshëm, etj.
- Sisteme alarmi dhe kamera vëzhgimi
• Zyra, biblioteka, garderoba me:
- rafte metalike ose jo-metalike,
- dollape dhe kasiera të përmasave të ndryshme të përshtatshme për arkivim, mjaft funksionale
• Shkolla dhe konvikte dhe ambjente të tjera
* Projektimi dhe përgatitja e planvendosjes në përputhje me hapësirat në dispozicion për shfrytëzimin sa më të mirë dhe komod të tyre.
* Transportimi dhe montimi i pajisjeve sipas rregullave teknike.

Propozimet duhet të dërgohen në adresën: marketing@dajti-construxion.com brenda datës 10 Shtator 2014

Pyetje të mundshme rreth këtij projekti pranohen me email në adresën marketing@dajti-construxion.com

Bazuar në propozimet e dërguara, do të përzgjidhen aplikuesit që do të ftohen për të prezantuar propozimet e tyre pranë Dajti Contruxion.

Në pritje të aplikimeve tuaja, ju falenderojmë për kohën dhe impenjimin tuaj.

Me Respekt,

Departamenti i Marketingut

Dajti Construxion
Rr. Kavajës, (ish-Misto Mame)
Tiranë, Albania
Email: marketing@dajti-construxion.com
Website: www.dajti-construxion.com