PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Key Account Specialist



Plus Communication
12.08.2014, 15:04
PLUS Communication është operatori i vetëm celular me kapital shqiptar dhe ka për synim të krijojë vlera për punonjësit e tij. Në ngritjen dhe fuqizimin e kësaj kompanie PLUS ka arritur të mbledhë së bashku një forcë pune profesionale, të përkushtuar, të orientuar drejt shërbimit.

PLUS është i vendosur për të mbajtur standartet më të larta të punës në krijimin e një mjedisi pune motivues në funksion të rritjes së efektivitetit të punës.

Aktualisht PLUS po kërkon të plotësoje pozicionin e lirë që ka, Menaxher Shitje për Klientët me Paspagesë , në Departamentin e Shitjeve.

Përgjegjësitë kryesore të pozicionit:



Shqyrton dhe analizon tregun për të identifikuar nevojat e klientëve dhe për të përcaktuar ofertat që përmbushin nevojat e tyre.
Identifikon, targeton dhe mban marrëdhëniet me klientët potencialë ekzistues apo të rinj.
Siguron që të krijohen marrëdhënie me konsumatorë cilësorë dhe mbikqyr ruajtjen e marrëdhënieve me ta.
Kryen te gjitha veprimet dhe hapat e duhura per arritjen e targeteve te vendosura si cilesore ashtu edhe sasiore.
Pergatit raporteve në baza ditore , javore , mujore sipas kërkesave dhe politikave të kompanisë;
Analizon shpenzimet e komunikimit te konsumatoreve dhe jep sugjerimet e duhura tek Departamenti i Produkteve dhe Sherbimeve te PLUS, si dhe informon klientet mbi sherbimet e reja;
Siguron performancen e portofolit te klientit;

Promovon produktet dhe sherbimet e reja tek klientet potencial dhe ekzistues, si edhe produktet B2B;
Reagon dhe njofton mbi te gjitha nevojat e kerkesat qe vijne nga klientet me paspagese dhe ndjek punen deri ne arritjen e kenaqesise se klientit;

Zbaton ne menyre te sakte dhe etike te gjitha procedurat dhe politikat e kompanise

Kryen detyra te tjera te lidhura me punen qe i caktohen nga supervizori direkt.




Kërkesat që duhet të përmbush aplikanti:



Diplomë Universitare
1-2 vjet eksperiencë e mëparshme të punës në shitjet e drejtpërdrejta ose pune të ngjashme, do të përbënin avantazh
Njohuri shumë të mira të Paketës së plotë të Microsoft Office
Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negociuese
Aftësi për të punuar nën presion dhe me afate kohe të pa kufizuara
Përgjegjshmëri dhe integritet të lartë
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe përdorimi të gjuhës Angleze
Leje drejtimi automjeti


Të gjithë të interesuarit ftohen të plotësojnë formën e aplikimit online, të cilën e gjejnë në faqen zyrtare të kompanisë (http://www.plus.al/rreth-nesh-karriera-aplikoni) dhe të dërgojnë aplikimin dhe letrën e interesit në adresën e e-mailit hr@plus.al, duke specifikuar në subjektin e-mail-it pozicionin për të cilin aplikojnë.

Data e mbylljes së aplikimeve është 17 Gusht 2014.

__________________