PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher Zonal per zonen e Jugut



Plus Communication
12.08.2014, 14:28
PLUS Communication është operatori i vetëm celular me kapital shqiptar dhe ka për synim të krijojë vlera për punonjësit e tij. Në ngritjen dhe fuqizimin e kësaj kompanie PLUS ka arritur të mbledhë së bashku një forcë pune profesionale, të përkushtuar, të orientuar drejt shërbimit.

PLUS është i vendosur për të mbajtur standartet më të larta të punës në krijimin e një mjedisi pune motivues në funksion të rritjes së efektivitetit të punës.

Aktualisht PLUS po kërkon të plotësoje pozicionin e lirë që ka, Menaxher Zonal per Zonen e Jugut , në Departamentin e Shitjeve.

Detyrat kryesore të pozicionit:



Të sigurojë, përmes një bashkëpunimi të ngushtë me shpërndarësit dhe tregtarët, disponibilitetin e produktit dhe të shërbimit dhe çmimet e shitjes me pakicë të vendosur në politikat tregtare përgjatë kanaleve të shitjes të zonës rajonale të caktuar.
Përgjegjës në zonën rajonale të caktuar për ecurinë e përgjithshme të shitjes për llogari të biznesit të PLUS.
Asiston punonjësit e pikave të regjistrimit dhe pikave të shitjeve me mbështetje teknike, trajnime fillestare si dhe trajnime të produkteve në koordinim me kolegët e tjerë të përfshirë në proces.
Monitoron, raporton dhe ruan standardet më të larta të përcaktuara për dyqanet franchise dhe pikat e tjera të shitjeve.
Koordinimi me të gjitha palët e përfshira, për dyqanet franchisee dhe ceshtjet e pikave të regjistrimit dhe pikave të përgjithshme të shitjes
Siguron gjithmonë një shërbim shumë të mirë të klientëve krahasuar me konkurrentët në zonën rajonale të caktuar.
Elaborimi i një raporti për çdo vizitë në terren sipas një procedure të paracaktuar, kombinuar midis dyqaneve, POS-ve dhe pikave të tjera të shitjeve
Ndjekja e strategjisë së Marketingut dhe strategjisë së kompanisë, me kolegët që disponojnë informacion të vlefshëm në terren duke krahasuar produktet e konkurenteve, ofertat, materialet e komunikimit e të marketingut, promocionet rajonale dhe të ashtuquajturin “Tregun e Zi” në zona të caktuara rajonale.
Mbështet promovimet e Marketingut dhe fushatat e organizuara në zona te caktuara
Kryen edhe detyra të tjera lidhur me punën sikundër i përcaktohen nga eprori.


Kerkesat që duhet të përmbush aplikanti:



Diploma Universitare, preferohet në Administrim Biznesi ose Marketing

2 vjet eksperiencë pune të mëparshme në shitje ose FMCG do të përbente avantazh.
Aftësi për të krijuar rrjetin e tij, planifikimi, organizimi dhe aftësi shumë të mira të raportimit;
Pamja personale profesionale dhe orientim drejt klientit
Njohuri shumë të mira të Paketës së plotë të Microsoft Office
Aftësi për të punuar nën presion dhe me afate kohe të kufizuara
Përgjegjshmëri dhe integritet të lartë

Të gjithë të interesuarit ftohen të plotësojnë formën e aplikimit online, të cilën e gjejnë në faqen zyrtare të kompanisë (http://www.plus.al/rreth-nesh-karriera-aplikoni) dhe të dërgojnë aplikimin dhe letrën e interesit në adresën e e-mailit hr@plus.al, duke specifikuar në subjektin e-mail-it pozicionin për të cilin aplikojnë.

Data e mbylljes së aplikimeve është 17 Gusht 2014.