PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Retail Store Manager



INTERSPORT Albania
19.08.2014, 14:47
Kompania sportive multibrand, INTERSPORT, kerkon te punesoje punonjes te kualifikuar ne pozicionin Retail Store Manager

Pershkrimi i pozicionit:
Pozicioni Retail Store Manager ne dyqanet Intersport kerkon profesionalizem te larte. Menaxheri perfaqeson ne cdo kohe parimet dhe filozofine e kompanise sone. Ai/Ajo permireson fitimprurjen e dyqanit duke arritur dhe tejkaluar objektivat e percaktuara nga departamenti i shitjes dhe mbikqyr te gjitha aktivitetet operacionale. Pritshmerite kryesore ndaj menaxherit te dyqanit perfshijne menaxhimin e te gjithe burimeve te dyqanit, vecanerisht burimet njerezore, per t’u ofruar klienteve tane nje pervoje te persosur blerjesh.
Pergjegjesite kryesore:

* Siguron krijimin e nje ambienti te kendshem ne dyqan per t’i dhene klienteve nje ekperience te persosur blerje.
* Kujdeset per mirembajtjen e standarteve te larta te ekspozimit dhe organizimit te produkteve.
* Krijon nje kulture pune ne dyqan e cila duhet te reflektoje imazhin dhe emrin e produkteve ne te gjitha veprimtarite e perditshme.
* Siguron impementimin e rregullave dhe procedurave te percaktuara nga Intersport dhe sjell sugjerime per permiresime te metejshme te sistemit dhe proceseve.
* Vezhgon te dhenat e performances se dyqanit (i.e produktet me shume apo me pak te shitura) duke i percjelle ato tek departamenti i shitjeve.
* Kupton sjelljen dhe nevojat e klientit per te dhene feedback mbi pershtatjen e sherbimeve dhe ofertave te ndryshme.
* Monitoron kenaqesine dhe reagimin e klientit per permiresimin e vazhdueshem te sherbimit ne dyqan.
* Reflekton sjellje shembullore tek te gjithe punonjesit duke transmetuar aftesi te larta te sherbimit ndaj klientit.
* Siguron vazhdimisht qe njohurite mbi produktin dhe marken te jene pjese e aftesise shitese te punonjesve.
* Trajnon, motivon dhe frymezon stafin ne permbushjen e objektivave dhe rritjen e performances individuale.
* Krijon nje kulture te performances ne dyqan duke vendosur objektiva dhe pritshmeri te qarta, analizon performancen individuale dhe pergjegjesite e stafit dhe jep feedback ne cdo rast, vecanerisht ne menaxhimin e performances se dobet.
* Menaxhon rekrutimin, trajnimin dhe zhvillimin profesional te skuadres duke bere te mundur zbatimin e te gjitha rregullave dhe procedurave te departamentit te burimeve njerezore.
* Sherben si model ne deshiren per te mesuar dhe shfrytezuar te gjitha mundesite per zhvillim profesional dhe rritje te performances.
Kriteret e aplikimit:

* Diplome universitare ne fushen e Administrimit te Biznesit. Preferohen aplikantet qe kane kryer studimet jashte vendit.
* Eksperience te mepareshme pune ne shitje apo menaxhim ne kompani te ngjashme. Preferohen aplikantet me eksperience pune jashte vendit.
* Aftesi te shkelqyera ne perdorimin e kompjuterit, sistemit te shitjeve dhe programe te ndryshme si MS Office.
* Aftesi te perkryera ne komunikim dhe ne marredheniet me persona te tjere.
* Aftesi te mira ne menaxhimin e kohes dhe zgjidhjen e problemeve. Duhet te jete i afte te gjykoje dhe marre vendime te pavaruara.
* Aftesi shume te mira komunikimi ne gjuhen angleze
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojne aplikimet e tyre (CV me fotografi) në adresën e mëposhtme të e-mail-it: info@balkansport.al dhe në subject të specifikojnë pozicionin e punës për të cilin po aplikojnë.
Në konsideratë do të merren vetëm CV-të e shoqëruara me fotografi dhe vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë