PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune



Albanian Satellite Communications
24.07.2008, 11:43
"Albanian Satellite Communication"Sh.p.k ofron vend pune per pozicionin:

Koordinator llogjistike dhe transporti

Koordinon te gjitha aktivitetet qe lidhen me kontraktues te jashtem, kliente dhe stafi i ASC ne sigurimin e bazes materiale, inventarizimin dhe mirembajtjen e aseteve te kompanise
Mban pergjegjesi per menaxhimin e planifikimit, shperndarjes, mirembajtjes dhe organizimit te sherbimeve te transportit, per t’ju pergjigjur nevojave te stafit te ASC per transport te sigurte duke respektuar rregullat e trafikut .

Per te kryer keto detyra, punonjesi duhet te kete keto aftesi:


Te kete aftesi per te dhene mendim dhe te veproje me saktesi dhe shpejtesi.
Te kete njohuri kompjuterike te proceseve te mbajtjes se inventarit.
Te jete metodik dhe te kete vemendje te mprehte deri tek detajet
Te jete komunikues i mire dhe te kete aftesine te trajtoje me efikasitet probleme apo individe te ndryshem.
Punon ne ekip – mbeshtet perpjekjet e te gjitheve per te arritur sukses
Kupton dhe punon me pergjegjshmerine e kostos – nuk e tejkalon buxhetin e caktuarKualifikimi dhe eksperienca

Diplome universitare, preferohet ekonomik
Eksperienca e punes 2-vjecare
Njohuri te mira te gjuhes angleze
Njohuri te mira te programeve Microsoft Office
Njohuri te programit Financa 5
Te jete i pajisur me patente qarkullimiJu lutemi derdoni CV-ne tuaj ne adresen hr@asc.al . Vetem personat e perzgjedhur do te kontaktohen per interviste. Afati i dorezimit te dokumentacionit eshte 30 Korrik 2008.