PDA

View Full Version : Ofrohet vend pune Menaxher Shitjesh



ARSTLGROUP.com
23.11.2015, 10:26
Kompania ARSTL Group e ka filluar suksesshëm aktivitetin e saj që nga viti 1998.Aktiviteti kryesor i kompanisë është distribucioni i një game të gjerë produktesh.
POZICIONI: Menaxher shitjesh .

QELLIMI I POZICIONIT:
Menaxhimi i grupit te punes, rrjetit të klientëve ekzistues dhe shtimi i numrit të klientëve.

Përshkrim i përgjithshëm: Menaxhon shitjet e produkteve të kompanisë në një rajon të përcaktuar gjeografike. Siguron të ardhura konsistente përmes shitjeve që gjenerojnë nga një planifikim pozitiv, si dhe nga shfrytëzimi i mirë i punonjësve të shitjeve dhe perfaqesive te kompanise ne keto zona. Identifikon objektiva, strategji dhe plane të qarta operacionale për të përmirësuar shitjet dhe fitimet në termat afatshkurtër dhe afatgjatë sipas zonave dhe specifikave te tyre.

KERKESAT PER APLIKANTET
Të domosdoshme:
• Të jetë diplomuar në menaxhim biznesi ose marketing ose minimum 3 vjet eksperiencë në fushën e industrisë ushqimore dhe distribuimit (kombinimi i të dyja këtyre kritereve është ekuivalent)
• Njohje të tregut të industrisë ushqimore
• Aftësi menaxheriale
• Aftësi shumë të mira të komunikimit
• Aftësi për të drejtuar dhe motivuar skuadrën e shitjeve
• Aftësi shumë të mira të përdorimit të kompjuterit
• Leje drejtimi automjeti dhe eksperiencë në ngarje makine
• Të jetë person i besueshëm



• Të interesuarit të dërgojnë një cv me fotografi, duke percaktuar dhe specifikuar pozicionin për të cilin po aplikojnë, në adresen e emailit punesimi@arstlgroup.com