PDA

View Full Version : Tirane ofroj vend pune Shitese Dyqani Tirane dhe Durres



Shoqeria "Go Tech" shpk
18.01.2017, 10:58
“Shoqëria “GoTech” shpk, shoqëri me aktivitet tregtar në fushën e tregtimit me shumicë dhe pakicë të produkteve elektroshtepiake, kërkon të punësojë: “Shitës Dyqani” .

QELLIMI I POZICIONIT:
Shitësi në Dyqan prezanton në mënyrë profesionale produktet e reklamuara në ambjentet e dyqanit, i përgjigjet pyetjeve të klientit me mirësjellje duke ia sqaruar në çdo detaj dhe realizon deri në fund procesin e shitjes. Ky pozicion raporton te Përgjegjësi i Dyqanit.

DETYRAT/PERGJEGJESITE KRYESORE:

Shitësi në dyqan është përfaqësues i Kompanisë në ambjentet e dyqaneve dhe është ndërlidhësi krysor i Klientit me Kompaninë “Go Tech” shpk.
Ai duhet të ndjekë udhëzimet e Përgjegjësit të Dyqanit me qëllim realizimin e kërkesave të Klientëve për produktet që tregtohen në Dyqanin “GoTech”.
Detyra kryesore është prezantimi i produkteve të kërkuara nga klienti deri në realizimin përfundimtar të procesit të shitjes.
Fokusi kryesor në punën e Shitësit në Dyqan është t’i përgjigjet pyetjeve të klientit dhe të prezantojë produktet që tregëtojmë në mënyrë profesionale.
Një Shitës Dyqani shërben si fytyrë e kompanisë së tij/saj, është sektori primar, por jo i vetmi, i përfaqësisë së kompanisë me klientët.

KUALIFIKIME/KERKESA:
Avantazh, arsimi i lartë
Preferohet me ekperience ne kete sektor
Mosha mbi 25 vjec.
Komunikimi dhe sjellja, ekselente
Gjuhë e huaj, anglisht

Personat e interesuar për pozicionin e lartëpërmendur, duhet të dërgojnë nje cv ne adresen ornela.duraku@gotech.al .
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.