PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Asistent Kontabilist (M)



ep & partners consultancy sh.p.k
18.07.2014, 10:57
eppc kërkon një Asistent Kontabilist për klientin e saj, lider në industrinë e transportit ndërkombëtar.

Qëllimi kryesor i punës:

Puna e ekonomistit do të konsistoj në disa aspekte të përditshme të punës brenda departamentit të financës por në veçanti në ndjekjen e Credit Limits, pagesave dhe detyrimeve të klientëve, regjistrimet dhe rakordimet përkatëse si dhe përgatitjen e raporteve analitike mbi klientë të caktuar.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare në Financë – Kontabilitet;
• Minimalisht përvojë 1 - 2 vjeçare pune si ekonomist/kontabël;
• Të zotërojë gjuhën angleze (domosdoshmëri);
• Të zotërojë mirë excel-in dhe programin financiar Alpha;
• Të ketë aftësi analitike.

Të dhënat:

Pozicioni: Asistent Kontabilist;
Vendndodhja: Në qendër të Tiranës;
Orari: 44 orë;
Raporton tek: Shefja e Financës;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 18.07.2014.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.