PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Drejtor i Departamentit te Menaxhimit te Riskut



Union Bank
02.07.2014, 08:51
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.
Sot Union Bank ka rreth 300 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.
Menaxhimi ka identifikuar nevojen per Drejtor te Departamentit te Menaxhimit te Riskut, ne Drejtorine e Pergjithshme ne Tirane, ndaj ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion kerkues.


Drejtor i Departamentit te Menaxhimit te Riskut


Qellimi i pergjithshem i punes: Drejtori i Departamentit te Riskut, i raporton Drejtorit te Pergjithshem dhe Keshillit Drejtues te Bankes dhe eshte pergjegjes per organizimin dhe mirembajtjen e nje funksioni te pershtatshem te menaxhimit te riskut brenda Bankes, ne menyre qe risqet te identifikohen, vleresohen, monitorohen dhe raportohen ne menyre te pershtatshme si dhe bashkerendon punen me zoteruesit e risqeve per te siguruar nje levrim te bute dhe sistematik te proceseve te lidhur me riskun.

Pergjegjesite kryesore perfshijne:



Zhvillon procese per kontrollin e risqeve me qellim per t’i eliminuar ose minimizuar ata, si dhe humbjet e mundshme perkatese.
Zhvillon dhe i propozon Drejtimit Ekzekutiv nje strategji per trajtimin dhe menaxhimin e risqeve.
Rishikon dhe vlereson sipas nevojes ndikimet e riskut per produktet dhe procedurat e reja per te siguruar mjaftueshmerine e tyre ne drejtim te mekanizmave te kontrollit te riskut dhe zbatimit te tyre.
Rishikon rregullisht treguesit baze kyc te riskut (key risk indicators) ne kuadrin e eficenses dhe efektivitetit te operacioneve.
Koordinon proceset e zhvillimit te instrumentave te nevojshem per identifikimin dhe monitorimin e risqeve pervecse asiston ne zbatimin e vendimeve te Komiteteve te Riskut.
Shfrytezon maksimalisht intrumenta te ndryshem si “Databaza e Rasteve te Humbjes”, stress-test modelet e pergatitura nga vete Departamenti, ose gjetjet e kontrolleve te brendshme dhe te jashtme, per te identifikuar, matur dhe vleresuar risqet.
Harton, analizon dhe prezanton sipas rastit, raportet e risqeve dhe operacionale qe i dergohen Drejtimit Ekzekutiv, Keshillit Drejtues dhe Bankes se Shqiperise.
Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:

Diplome e Fakultetit Ekonomik ose fusha te lidhura me te.
Eksperience te meparshme pune direkte ne menaxhimin e risqeve bankare.
Eksperience drejtuese te njesive/departamenteve ne nivel te Drejtorise se Pergjithshme.
Aftesi te tjera:

Aftesi analitike per pune me shifra, aftesi konceptualizimi dhe prezantimi te tyre.
Aftesi shume te mira komunikimi, prezantimi dhe bashkepunimi, konform nivelit te bashkepunimit me drejtuesit ekzekutive te bankes..
Njohuri shume te mira te gjuhes Angleze.
Perdorim shume te mire te programeve te paketes Office, Excel, Word etj.
Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 13 Korrik 2014:

Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
CV


ne anglisht, ne njeren nga adresat e meposhtme:


Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
E-mail: hr@unionbank.al (hr@unionbank.al)
Fax: +355 4 2272 880

Kandidatet e perzgjedhur do t’i nenshtrohen nje testi profesional.