PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune menaxher



CMB-Albania sh p k
25.06.2014, 22:34
MENAXHER DEPARTAMENTI/ HOT –CORNER (RESTORANTI SELF-SERVICE)

Raporton tek: Menaxheri i Sektorit
Vendi: Hipermarketi TEG


Përgjegjësitë kryesore:

- Menaxhon të gjitha aktivitetet e përditshme të departamentit përkatës për të siguruar nëse funksionon me efikasitet maksimal dhe në përputhje me standardet dhe
proçedurat e Hipermarketit;
- Monitoron, kontrollon dhe merr masa parandaluese në rezultatet e shitjeve,
- Pergatit recetat dhe planifikon menune e perditshme te restorantit, monitoron porositë e produkteve, stokun fizik, shfaqjen e produkteve hedhjen e produkteve, promocionet, etiketat, etj.
- Siguron shërbim të shkëlqyer për klientët, përgjegjës për zgjidhjen e ankesave të klientëve dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimit të klientit;
- Mban dhe garanton mjedis të sigurt, të pastër dhe të shëndetshëm të punës dhe siguron që punonjësit e departamentit përmbushin politikat dhe proçedurat e higjenës së Hipermarketit në mënyrë rigoroze;
- Organizon punën e punonjësve të departamentit, përgatit orarin javor / mujor të
punës dhe është përgjegjës për rekrutimin, trajnimin, vlerësimin e performancës, çështjet disiplinore dhe aktivitete të tjera të menaxhimit për ekipin e tij / saj;
- Përgatit raporte ditore / javore / mujore dhe analiza të ndryshme sipas kërkesës së menaxherit të drejtpërdrejtë.

Kërkesat:
- diplomë Universiteti;
- eksperincë e ngjashme e meparshme 2-3 vjet & njohuri shumë të mira të guzhines
- aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e kohës dhe aftësi për të përcaktuar prioritete gjatë ngarkesës së punës;
- komunikim shumë i mirë dhe aftësitë në menaxhimin e njerëzve;
- aftësi shumë të mira kompjuterike dhe njohuri të gjuhës angleze;
- i ndershëm, i besueshëm, i orientuar në rezultat.



► Nëse jeni të interesuar ju lutemi dërgoni CV-n tuaj profesionale në adresën e email: hr_albania@marinopoulos.com me specifikimin e pozicionit në subjekt i emailit .