PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Senior Finance



Neptun shpk
23.06.2014, 16:28
Neptun Sh.p.k eshte nje nga kompanite me prestigjioze ne Shqiperi dhe ne disa vende te Ballkanit, e cila operon ne fushen e shitjeve me pakice e shumice. Sot Neptun numeron 15 dyqane ne gjithe Shqiperine, duke përfaqesuar keshtu zinxhirin me te madh te shitjes me pakice te pajisjeve elektronike.

NJOFTIM

TITULLI: Senior Finance
DEPARTAMENTI: Finance
RAPORTON TEK: Menaxheri I Finances


Funksionet kryesore:

• Pergjigjet per Kontabilizimet e kontrollin e kontabilitetit te firmes;
• Pergatit pasqyrat finanaciare mujore;
• Menaxhon llogarite e furnitoreve dhe klienteve;
• Koordinon planifikimin financiar te shoqerise dhe funksionet menaxheriale te buxhetimit;
• Ndjek operacionet e perditeshme te departamentit te finances;
• Siguron qe raportimi financiar te jete ne perputhje me kerkesat e instutucioneve shteterore;


Aftesi te tjera:

• Aftesi shume te mira ne te gjithe aspektet e regjistrimit kontabel dhe ne pasqyrimin e te dhenave ne kohe dhe sipas Standarteve Kombetare te Kontabilitetit, duke siguruar saktesi dhe pasqyrim te plote te te dhenave;
• Njohuri shume te mira ne finance, kontabilitet, buxhetim, dhe kontrollin e kostos perfshire Standartet Nderkombetare te Raportimit Financiar/ose IFRS (International financial reporting standard);
• Njohuri ne buxhetimin afatshkurter dhe afatgjate dhe ne planifikim;
• Aftesi te mira analitike dhe vendimmarrese; aftesi per te zgjidhur probleme kyç;
• Aftesi te shkelqyera komunikuese;
• Shume i besueshem, diskret dhe etik;

Kerkesat:

• Te kete perfunduar studimet ne fakultetin Ekonomik (preferohet ne profilin Finance dhe Kontabilitet);
• Te kete 3-5 vite eksperience pune ne pozicione te ngjashme;
• Te kete njohuri mbi legjislacionin fiskal;
• Te kete njohuri shume te mira te programeve te paketes Microsoft Office si dhe te programit FINANCA 5;
• Te kete njohuri te mira te gjuhes Angleze;


Procedura e Aplikimit:

Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne adresen tone elektronike hr@neptun.al, ose personalisht ne adresen: Qendra Tregtare Univers, Autostrada Tirane-Durres, Km 6, Tirane, Shqiperi.