PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Manaxher i Departamentit te Shitjeve Institucionale



MEGATEK S.A
17.07.2014, 14:49
HISTORIKU
MEGATEK, hipermarketi me i madh i tipit “Do It Yourself” ne Shqiperi. i cili ofron shitje me shumice dhe pakice, po kërkon te punesoje:

Menaxher i Departamentit te Shitjeve Institucionale

Qellimi i Pozicionit: Menaxhon departamentin e shitjeve Institucionale duke synuar shitjen e produkteve tek institucionet shteterore apo njesite vendore dhe permbushjen e objektivave.

Detyrat dhe Pergjegjesite:


Menaxhon departamentin e Shitjeve Instituacionale duke garantuar sukses.
Zhvillon strategjine vjetore per departamentin e shitjeve institucionale dhe siguron zbatimin e saj me sukses, per te permbushur objektivat e departamentit te Shitjeve Institucionale.
Analizon ne menyre periodike progresin perkundrejt objektivave te vendosur dhe harton nje plan per zgjidhjen e problemeve te mundshme, duke synuar rritjen e shitjeve te ketij sektori.
Harton plan buxhetin vjetor per departamentin e Shitjeve Institucionale dhe e propozon ate tek Drejtori i Shitjeve,
Jep suport dhe mbeshtetje te vazhdueshme per stafin qe ka ne varesi me qellim permbushjen e detyrave.
Garanton monitorim te te gjithe tenderave te publikuara ne faqen e internetit te Agjensise se Prokurimeve Publike dhe mbikqyr pregatitjen e dokumentacionit perkates per pjesmarrje ne to.
Perfshihet ne procesin e intervistimit dhe te perzgjedhjes te kandidateve te cilet do jene pjese e departamentit te Shitjeve Institucionale.
Drejton procesin e vleresimit te performances per stafin qe ka nen varesi dhe garanton nje vleresim objektiv dhe te drejte.
Raporton me shkrim, ne baza mujore, tek Drejtori i Shitjeve, mbi mbarevajtjen e punes,
Realizon detyra te tjera te ngarkuara nga Drejtori I Shitjeve.


Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi:Te kete mbaruar studimet e larta, preferohet Administrim-Biznes ose Inxhinieri.
Eksperiencë pune: Te pakten 5 vjet experience pune ne shitje dhe ne pozicone drejtuese.

Aftësite:


Aftesi shume te mira organizuese dhe drejtuese
Aftesi shume te mira planifikuese dhe monitoruese
Aftesi shume te mira komunikuese
Aftesi shume te mira ne shitje
Aftesi shume te mira ne menaxhimin e kohes


Aftesi te tjera:

· Njohuri shume te mira te gjuhes angleze.
· Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
· Te disponoje patente te klasit B.

Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni dokumentet e me poshte permendura:
1. CV te detajuar
2. Leter Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com (humanresources@megateksa.com)
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania