PDA

View Full Version : Lezhe, ofroj vend pune Koordinator Kredie - Lezhe



VisionFund Albania
16.06.2014, 19:04
Njoftim për vend të lirë pune

VisionFund Albania, Program i Mikrokredisë së Organizatës World Vision Albania, kërkon të punësojë:

KOORDINATOR KREDIE - LEZHË

VisionFund Albania ofron kredi për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit në zonat rurale dhe gjysmë-urbane ku ka hapur degë të saj. VisionFund Albania synon që të sigurojë kredi të cilat përmirësojnë jetën e të varfërve, krijojnë mundësi punësimi dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë lokale.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT

Të zhvillojë portofolin e klientëve nëpërmjet aktivitetit të kredidhënies, gjetjes se klientëve, përgatitjes së analizës financiare, propozimin për financim, monotorimin e kredive pas disbursimit.
Të prezantojë kompaninë dhe produktet e saj, duke kontaktuar klientët dhe klientët potencial, drejtpërdrejtë në terren.
Përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të kredidhënies në degë përfshirë: organizimin e komiteteve të kredisë, miratimin e kredive, verifikimin e rasteve për kredi, organizimin dhe koordinimin e punës së stafit të degës në drejtim të arritjes së objektivave.
Të sigurojë që kredidhënia operon sipas politikave dhe procedurave të miratuara nga kompania.
Të shqyrtojë të gjitha kërkesat për financime të klientëve duke ofruar zgjidhje në përputhje me kushtet e kompanisë.
Të sigurojë integritetin e informacionit, për të dhënat e klientëve të paraqitur për financim.
Është pjesë e Komitetit të Kredidhënies.
Të bëjë vlerësimin e riskut të financimit bazuar në politikat e kredidhënies të institucionit
Të monitorojë mbi baza ditore aplikimet për kredi, procesimin e rasteve, disbursimet e tyre dhe monitorimet e vonesave.
Të ndërtojë marrëdhënie besueshmërie dhe afatgjata me klientët aktual, klientët potencial dhe komunitetet ku vepron VFA-ja.


KËRKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:

Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik ose fusha të ngjashme
Të ketë të pakën 3 vjet përvojë pune profesionale në fushën e kredidhënies, shitjeve ose menaxhimit
Aftësi shumë të mira ndërvepruese, të komunikimit dhe të trajnimit të punonjësve
Aftësi shumë të mira menaxhuese dhe negociuese.
Aftësi të forta analizuese, organizative dhe raportuese.
Njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike
Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
Licensa e drejtimit të automjetit është e domosdoshme



Preferohen kandidatët të cilët jetojnë në rrethin e Lezhës.

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë:
1. Një kopje të CV-së
2. Një letër interesi

Data e mbylljes së aplikimeve është: 25 Qershor 2014, ora 18:00
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen

Aplikimet mund të dërgohen në adresat:
VisionFund Albania - Tiranë
Rr : Ibrahim Rrugova, Nr. 26, Kati i 3-të,

email : hr@visionfund.al