PDA

View Full Version : Asistent Menaxher Dyqani ne Kavaje



Neptun shpk
23.06.2014, 16:30
Neptun Sh.p.k eshte nje nga kompanite me prestigjioze ne Shqiperi dhe ne disa vende te Ballkanit, e cila operon ne fushen e shitjeve me pakice e shumice. Sot Neptun numeron 15 dyqane ne gjithe Shqiperine, duke përfaqesuar keshtu zinxhirin me te madh te shitjes me pakice te pajisjeve elektronike.


NJOFTIM


TITULLI: Asistent Menaxher Dyqani
DEPARTAMENTI: Shitje me Pakice, Dyqani Neptun Kavaje
RAPORTON TEK: Menaxher i Dyqanit


Permbledhja e pozicionit:

Nje Asistent Menaxher Dyqani eshte pergjegjes per menaxhimin e perditshem te dyqanit ne perputhje me politikat e pergjithshme te kompanise.
Fokusi kryesor i nje Asistent Menaxher Dyqani eshte qe te permiresoje ecurine komerciale te dyqanit dhe te shtoje ne maksimum te ardhurat.

Funksionet thelbesore te punes:

• Menaxhimi dhe motivimi i skuadres per te rritur shitjet dhe per te sigurur rendiment
• Menaxhimi i niveleve te stokut sipas buxhetit dhe marrja e vendimeve kyçe per kontrollin e stokut
• Mbledhja, filtrimi dhe dergimi i porosive ditore
• Te perballoje me profesionalizmin e kerkuar prej pozicionit ankesat dhe komentet e klienteve duke respektuar procedurat e kompanise
• Te studioje ne menyre sistematike terrenin e shitjeve
• Te bashkepunoje me koleget dhe klientet; identifikimi dhe/ose zgjidhja e çeshtjeve urgjente
• Organizimi i trajnimeve per stafin e shitjeve
• Pergatitja e punonjesve te dyqanit per te pasur rendiment
• Angazhim ne çeshtjet e stafit; intervistimi per pjestare te rinj potencial per staf; ndjekja e vleresimeve dhe pasqyrimeve te ecurise se stafit nen varesi
• Organizimi i promocioneve ne nivel dyqani
• Kontrolli i shpenzimeve operative mujore
• Kujdesi per paraqitjen e jashtme dhe te brendshme te dyqanit

Funksione te tjera te punes:

• Pjesemarrja ne takimet mujore per shitjet
• Organizimi i takimeve sistematike me pergjegjesit e sektoreve dhe stafin e shitjeve
• Dhenia e feedback-ut tek zyrat qendrore
• Regjistrimi i rezultateve te shitjeve dhe analizes se ecurise
• Monitorimi i konkurrences lokale dhe raportimi tek zyrat qendrore


Aftesite e Kerkuara:
• Diplome universitare, preferohet Administrim Biznesi
• Minimum 2 vjet pervoje pune ne shitje me pakice
• Njohuri shume te mira te gjuhes angleze (me shkrim dhe verbale)
• Njohuri shume te mira te paketes Windows Office Package (Word, Excel, Power Point).
• Njohuri te mira kompjuterike
• Aftesi te shkelqyera komunikuese
• Metodik dhe i organizuar
• Ndershmeri dhe integritet


Procedura e Aplikimit:

Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne adresen tone elektronike hr@neptun.al, ose te na kontaktojne me telefon ne nr +355 42 380 039 ose personalisht ne adresen: Qendra Tregtare Univers, Autostrada Tirane-Durres, Km 6, Tirane, Shqiperi.

Per me shume informacion ne lidhje me rrugen e karrieres, ju mund te vizitoni faqen tone te internetit, ne www.neptun.al